Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u takua me Ambasadorin e ri të Zvicrës, z.Adrian Maître

496
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e ri të Zvicrës në Shqipëri, z.Adrian Maître, Në takimin e parë me Ambasadorin e ri zviceran Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vlerësoi lart marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mbështetjen që Zvicra i jep Shqipërisë. “Ky vit shënon 25 vjetorin e hapjes së ambasadës zvicerane në Tiranë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Zvicrës janë të shkëlqyera. Zvicra është një partner besnik i Shqipërisë që nga viti 1992. Këto marrëdhënie mbështeten në miqësinë, respektin reciprok dhe bujarinë e dy popujve tanë.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

  1. Ruçi vlerësoi si mbështetjen e Zvicrës për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ashtu edhe  mbështetjen e ofruar për komunitetin shqiptar në Zvicër për tu integruar në vendin pritës si edhe për të ruajtur gjuhën dhe kulturën kombëtare. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon si edhe mbështetjen e Zvicrës për progresin, paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi Strategjinë Zvicerane të Zhvillimit për Shqipërinë për periudhën 2014-2017 dhe 2018-2022 dhe e konsideroi atë një “modus operandi” të bashkëpunimit zviceran, duke vënë në dukje fleksibilitetin kësaj strategjie për plotësimin e nevojave strategjike të zhvillimit të Shqipërisë. Ndërkohë, bashkëpunimi ekonomik mund dhe duhet të fuqizohet, për të pasqyruar më mirë potencialin e vendeve tona.

Pritja nga Kryetari i Kuvendit është një nder për mua; institucioni i parlamentit është shumë i rëndësishëm për një vend demokratik. Ja pse ne po forcojmë bashkëpunimin me parlamentin shqiptar përmes një projekti që nis së shpejti bashkë me OSBE- dhe Institutin Demokratik Kombëtar të Shteteteve të Bashkuara”, nënvizoi Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Gjatë takimit u disktua edhe mbështetja më e fundit zvicerane për parlamentin shqiptar, projekti PACEP, i cili pritet të fillojë së shpejti punën për fuqizimin në katër vitet e ardhshme të funksioneve të Kuvendit. Mbështetja zvicerane do të jepet për përmirësimin e punës përfaqësuese, ligjvënëse dhe mbikëqyrëse të parlamentit.

Projekti i ri PACEP është pjesë e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran 2018-2021 dhe është hera e parë që mbështetja zvicerane shtrihet edhe për organin legjislativ më të lartë në vend. Financimi vjen nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.