Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Parlamentit të Malit të Zi

520
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi, priti në 28 janar delegacionin e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantët të Parlamentit të Malit të Zi, të kryesuar nga Kryetari i tij, z. Andrija Nikolic.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve tona fqinje e mike. Marrëdhëniet midis të dy vendeve arritën nivelin më të lartë me vizitën para pak ditësh të Presidentit të Republikës Ilir Meta në Mal të Zi.  “Vullneti politik për zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve, nënvizoi Kryetari Ruçi, duhet të pasqyrohet në rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar, duke shmangur zvarritjet e zbatimit të marrvëshjeve të nëshkruara, për të cilat pala shqiptare është shumë e gatshme dhe e përkushtuar për t’i ratifikuar.  Ne nxisim qeverinë e Malit të Zi për më tepër investime në zonat e banuara nga shqiptarët, për zbatimin e planeve zhvillimore që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, në funksion të ndalimit të emigrimit dhe shpopullimit të këtyre zonave. Gjithashtu sugjerojmë që partive politike shqiptare t’u krijohet më shumë hapësirë përfaqësimi në Parlamentin e Malit të Zi.”

Kryetari i Kuvendit Ruçi mirepret Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Ivan Brajovic, në një vizitë të afërt në Shqipëri.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantët, z. Andrija Nikolic, falenderoi Kryetarin e Kuvendit Ruçi për pritjen e ngrohtë, si midis miqsh të afërt dhe shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy parlamenteve dhe komisioneve përkatëse. “Ne mund të bashkëpunojmë shumë mirë për të dhënë përvojën tonë në përgatitjen dhe zhvillimin e nevgociatave tëe anëtarësimit, duke ofruar praktikat tona më të mira e të suksesshme.”, vuri në dukje  Kryetari i KomisionitNikolic.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantët i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Nikolic, u shprehën optimist se bashkëpunimi midis të dy vendeve po forcohet në kontekstin e ri rajonal, të rritjes së besimit reciprok dhe çlirimit të vendeve të rajonit prej inercive të së kaluarës, çka tregoi edhe ratifikimi prej parlamenteve maqedonas dhe grek i marrëveshjes së Prespës.