Ruçi takim me rektorët, marrëveshje bashkëpunimi me 24 universitete e qendra kërkimore për ekspertizën shkencore në procesin legjislativ

453
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënshkroi marrëveshjet e bashkëpunimit me 24 universitete e qendra kërkimore

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, organizoi dje në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me 23 universitete publike e jopublike të vendit si edhe me Akademinë e Shkencave. Marrëveshjet u nënshkruan nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe rektorët e secilit universitet. Marrëveshjet parashikojnë shfrytëzimin e ekspertizës dhe kompetencës shkencore të universiteteve dhe qendrave kërkimore të vendit në procesin legjislativ dhe kontrollin parlamentar, si një vlerë e shtuar dhe e mirë publike për vendin. Marrëveshjet nxisin rritjen e fuqisë kontratuale të universiteteve dhe qendrave kërkimore në tregun e kërkimit shkencor në Shqipëri. Marrëveshjet parashikojnë gjithashtu që studentët do të kenë mundësi të bëjnë më shumë praktika pune në Kuvendin e Shqipërisë dhe universitetet të kenë më shumë akses në burimet dhe veprimtaritë e Kuvendit. Rektorët u shprehën: Për herë të parë universitetet thirren institucionalisht si partnerë në Kuvendin e Shqipërisë