Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj merr pjesë në takimin e drejtuesve të SAI-ve të vendeve anëtare në BE

422
Në datat 12-13 tetor një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj mori pjesë në takimin e drejtuesve të SAI-eve anëtare të Komitetit të Kontaktit të vendeve të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Gjykata Evropiane e Audituesve në Luksemburg dhe aktivitetet e zhvilluara me rastin e 40 vjetorit të krijimit të kësaj Gjykate. 
Pjesë e aktiviteteve të Komitetit të Kontaktit ishte dhe takimi i drejtuesve të SAI-eve, anëtarë të Netëork-ut të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale të BE, i cili u zhvillua në datën 11 tetor 2017.
Në këtë takim u diskutua dhe u raportua për aktivitetet e zhvilluara nga anëtarët e Netëork-ut gjatë periudhës 2013-2017, si pjesë e deklaratës së Budva-s, nënshkruar nga drejtuesit e SAI-eve në nëntor të vitit 2013. 
Në vijim të bashkëpunimit të suksesshëm midis SAI-eve anëtare dhe vëzhguese të Netëork-ut, i cili ka synuar ndarjen e eksperiencave më të mira dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve nëpërmjet trajnimeve për të gjitha llojet e auditimeve dhe kryerjen e auditimeve paralele, drejtuesit e SAI-eve të Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë miratuan kornizën e re të bashkëpunimit për vitet 2018-2020. 
Ky dokument do të shërbejë si platformë për thellimin e bashkëpunimit, promovimin e aktiviteteve audituese dhe implementimin e metodave dhe teknikave audituese në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe praktikat më të mira evropiane. Për arritjen e këtij synimi Network-u do të vazhdojë të mbështetet nga Gjykata Evropiane e Audituese, Zyra Kombëtare e Auditimit e Suedisë, Grupi i Përbashkët i Punës për Aktivitetet Audituese dhe SIGMA. 
Në takim u diskutua edhe rreth prioriteteve për aktivitetet trajnuese që do të zhvillohen gjatë periudhës 2018-2020. Kontrolli i Lartë i Shtetit si një nga anëtarët më aktiv të Netëork-ut, në kuadër të implementimit të këtij plani do të organizojë në tetor të vitit 2018 ëorkshop-in për Teknologjinë e Informacionit në ndihmë të proceseve të auditimit dhe trajnimin për auditimet e performancës, i cili do të zhvillohet në vitin 2020. KLSH do të jetë gjithashtu pjesë e grupeve të punës për aktivitetin “Bashkëpunimi i SAI-t me Parlamentin” që do të organizohet nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe ëorkshop-it për sigurimin e cilësisë që do të organizohet nga SAI i Malit të Zi. 
Tema kryesore e takimit të drejtuesve të SAI-eve anëtare të Komitetit të Kontaktit të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidatë të BE ishte “Kontributi i SAI-eve për rikthimin e besimit të qytetarëve evropianë”. 
Në fjalën e çeljes së takimit, Presidenti i Gjykatës Evropiane të Audituesve, z. Klaus- Heiner Lehne theksoi se “Kjo gjykatë ka vendosur të sigurojë që çdo euro e shpenzuar në nivel evropian të sjellë vlerë të shtuar në jetën e qytetarëve , duke qenë një zë i pavarur, për të evidentuar progresin kur gjërat shkojnë mirë, por edhe duke bërë publike të vërtetat e pakëndshme kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet “.
Të takim u theksua se rënia e besimit të qytetareve tek institucionet e BE-së dhe institucionet kombëtare ka impakt thelbësor:
– në ekonomi, për shkak të humbjes së besimit të investitorëve; 
– në proceset demokratike, çka çon në pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votime, rritjen e protestave dhe rritjen e ndikimit të partive radikale;
– në ndikimin e kohezionit shoqëror nëpërmjet tjetërsimit të grupeve në shoqëri dhe hezitimin për të mbështetur sistemet e mirëqenies sociale. 
SAI-et si agjentë të parlamenteve dhe në shërbim të informimit të publikut për përdorimin e parasë publike duhet të luajnë një rol thelbësor në rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet nëpërmjet dy mekanizmave të veçantë: kompetencës dhe vlerave. SAI-et duhet të synojnë parashikimin e sfidave dhe rekomandime të qarta për qeveritë në shpërndarjen e parasë publike në shërbim të politikave efektive për zhvillimin e ekonomisë dhe programeve eficiente në të mirë të qytetarëve.Në përgatitjen e raporteve dhe qasjen e tyre ndaj publikut për përcjelljen e mesazhit të auditimit, SAI-et duhet të udhëhiqen nga integriteti dhe paanësia në informacion. 
Ceremonia zyrtare për 40 vjetorin e krijimit të Gjykatës Evropiane të Audituesve u përshëndet nga Presidenti i Parlamantit Evropian, z. Antonio Tajani dhe Presidenti i Komisionit Evropian, z. Jean-Claude Juncker, të cilët në fjalën e tyre theksuan rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatës si mbikëqyrëse e menaxhimit të parasë publike, duke kontribuar kështu në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes. 
Gjatë ditëve të zhvillimit të takimit të Komitetit të Kontaktit, Kryetari i KLSH, z. Leskaj zhvilloi një takim bilateral me Presidentin e Gjykatës Gjermane të Auditimit, z. Kay Scheller me të cilin diskutoi rreth thellimimit të bashkëpunimit konkret midis dy institucioneve, nëpërmjet përfitimit të shkëmbimit të eksperiencës gjermane si një nga SAI-et më moderne në Evropë. Ky bashkëpunim do të konkretizohet gjatë vizitës së pritshme të z. Scheller gjatë vitit të ardhshëm në Tiranë. 
Z. Leskaj gjithashtu zhvilloi takime pune me Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, z. Krzysztof Këiatkoëski, Presidentin e SAI-t të Republikës Çeke, z. Miloslav Kala, Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë, z. Tzvetan Tzvetkov, Audituesin e Përgjithshëm të Zyrës së Auditimit të Kroacisë, z. Ivan Klešić, Audituesin e Përgjithshëm të Zyrës së Auditimit të Bosnjë- Hercegovinës, z. Dragan Vrankić, Audituesin e Përgjithshëm të Zyrës së Auditimit të Kosovës, z. Besnik Osmani dhe përfaqësues të SIGMA-s. Në këto takime z. Leskaj diskutoi eksperiencat dhe hapat konkrete të bashkëpunimit me këto institucione, të cilat përbëjnë një vlerë të shtuar në konsolidimin shumë dimensional të KLSH-së. 
Në takimin e Komitetit të Kontaktit, aktivitetet e zhvilluara me rastin e 40 vjetorit të krijimit të ECA dhe takimin e Netëork-ut të vendeve kandidate të BE, Kryetari i KLSH-së, z. Leskaj shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm, znj. Lindita Milo dhe audituesit, znj. Alma Shehu e z. Benard Haka. 
Sigal