Kryetarët e shkarkuar në rrethe kundërshtojnë vendimin e kryesisë së Rilindjes: Ata janë fajtorët

681
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Rebelohen kryetarët e Partisë Socialiste në rrethe: Shkarkimet të padrejta

Mazhoranca rrëzon dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar. PD, do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese

Parlamenti i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar

Parlamenti ka rrëzuar dje dekretin e  presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Mazhoranca rrëzoi me 74 vota dekretin presidencial, ndërkohë ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë në votim. Votimi u përshëndet nga kryeministri Edi Rama. Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar ligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Deputetët e mazhorancës pas diskutimeve në Parlament votuan në unanimitet ligjin për lojërat e fatit.

Spaho paralajmëron lëvizjen e PD-së në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka komentuar kalimin e ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit. Spaho tha se nuk se nuk kishte dyshime që ky ligj do të miratohej dhe shtoi, se tani hapi i radhës i Partisë Demokratike do të jetë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese. “Tani që ka ligj do e ankimojmë sepse më parë nuk kishim se çfarë të ankimonim. Teatri është çështje e gjithë Tiranës. Do të bashkëpunojmë me artistët dhe qytetarët që të bashkohemi për të bërë një front qytetar. Nëse çdokush vjen, ne do ta bllokojmë qeverinë”, deklaroi Spaho.

Socialistët në rrethe: Kryesia e PS nuk u konsultua me bazën e Partisë

Vendimi apriori i Kryesisë së PS, që të gjitha “mëkatet”  e keqqeverisjes dhe valën e pakënaqësisë së elektoratit socialist t’i shkarkonte vetëm tek kryetarët e PS në rrethe, pa dhënë më parë llogari ministrat dhe drejtuesit e lartë të PS dhe të Asamblesë Kombëtare të PS, shkaktoi reagime të fuqishme në degët e PS në rrethe, duke thyer atë mur të brendshëm  të partisë, “ Të zërave ndryshe”. Degët e PS në rrethe u zhgënjyen me arsyetimin publik të Elisa Spiropalit, e cila menjëherë, pasi komunikoi publikisht masën disiplinore vetëm ndaj kryetarëve të PS në disa rrethe, se PS në bazë e ka humbur kontaktin me elektoratin, ata në reagimin e tyre  thonë, se kanë punuar me shumë përkushtim për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin tjetër. Sipas burimeve këto shkarkime kanë ngjallur rebelim në bazën e PS-së, pasi vendimi u mor nga lartë dhe pa asnjë konsultim me socialistët në rrethe. Kreu i PS për degën e Tropojës, Abedin Katana, deklaron se nuk e priste një vendim të tillë nga PS, sepse ka dhënë rezultate të mira në të gjitha zgjedhjet lokale, prandaj kërkon sqarim për vendimin e qeverisë.  “Kur e pashë emrin tim sot, në media, u çudita. Mua thjesht ma thanë që të ka dalë emri në media për shkarkim, por nuk kam asnjë indicie për këtë problem. Unë do të kërkoj sqarim, sepse duhet të më tregojnë shkakun. E kam marrë partinë e kryetarit me 2000 vota dhe e kam çuar 3500 vota. Ky është treguesi im. Ambicia ime është që të rris rezultatet e PS-së në qendrat e votimit dhe gjithë puna ime është përqendruar për përgatitjet e zgjedhjeve lokale. Jam i angazhuar që të bëj maksimumin dhe të jap rezultate sa më të mira”, tha Katana. Ndërsa Arjan Çepele, kryetar i degës së PS-së në Bashkinë Ura Vajgurore, tha se nuk është në dijeni për shkarkimin, duke mos e pranuar si të vërtetë deklaratën e deputetes Spiropali, e cila e komunikoi një vendim të tillë zyrtarisht. “Unë nuk dijeni, jam informuar nga mediat. Jam i bindur që nuk është e saktë. Bashkia Ura Vajgurore drejtohet nga mazhoranca. Prandaj të them, që ky është një lajm mediatik, pasi nuk kam të konfirmuar asgjë nga kryesia e Kuvendit. Është e vërtetë që ka dalë znj. Spiropali në media për këtë çështje, por mua nuk më është komunikuar akoma vendimi zyrtarisht. Askush nuk e pret mirë një vendim shkarkimi, por sidoqoftë është propozuar dhe mund të jetë thjesht paralajmërim”, shprehet Çepele. Mes te shkarkuarve janë kreu i degës së PS-së në Cërrik, Devoll, Memaliaj, Dibër, Selenicë dhe Delvinë.  Kryetari, Edi Rama, u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe që të identifikojnë njerëz me integritet në çdo qark, duke e hapur partinë.  Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar:  Arvit Osja – Shkodër, Gëzim Salla – Cërrik,  Afrim Mikli – Dibër,  Agron Ivani – Kurbin,  Edvin Tuci – Përmet,  Nertil Bellaj – Selenicë,  Erold Begolli – Devoll,  Edmonda Harizaj – Memaliaj, Abedin Katana – Tropojë,  Elton Arbana – Shijak,  Arjan Çepele – Ura Vajgurore.  Madje, njëri nga kryetarët e shkarkuar të degëve të PS, tha, se mos vallë ata dhe PS në rrethe e ka fajin që drejtorët “legenë” ia nxinë faqen Partisë, derisa u arrestuan për korrupsion, dhe shtoi se degët e PS në rrethe nuk pyeten fare as për kandidaturat e Listës së Mbyllur të PS për deputetë dhe nuk fajësohen ata që ish-deputetët socialistë arrestohen për korrupsion.

Hetim pasuror dy ish-deputetëve. Ndoka dhe Çuko, subjekt të ligjit antimafia

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kryejë verifikimin e pasurisë për të gjithë personat të arrestuar në kuadër të procedimit “Vol-vo 4”. Nga ky verifikim nuk shpëtojnë as ish-Drejtori i Burgjeve Arben Çuko dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë me dije se pas masës së sigurisë, hetuesit do të nisin verifikimin e plotë ku do të përfshihet dhe rrethi i tyre familjar.