Kryeprokurorja Marku takon prokurorët e Tahirit

598
Kryeprokurorja Arta Marku, pas analizës në disa qytete të vendit, ka kthyer vëmendjen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku ndodhen edhe shumë dosje të rëndësishme, mes të cilave ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Marku ka bërë dje analizën e punës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në këtë prokurori ajo dha udhëzimet e veta në lidhje me pavarësinë e prokurorëve, duke bëri thirrje të mos kalohet në anarki. “Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë. Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”, u shpreh Marku.
Sigal