Kryeprokurori i ri/ Protesta e opozitës, nisen drejt Tiranës qytetarë nga i gjithë vendi

518
Pas paralajmërimit të opozitës për protestë para parlamentit ditën e sotme në orën 09.30 shumë qytetarë nga qytete të ndryshme janë nisur drejt Tiranës.
Protesta do të zhvillohet në shenjë kundërshtimi për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm në seancën e sotme parlamentare.
Për këtë protestë janë nisur me mjetet e tyre private dhe autobusë qytetarë nga Korça, Fieri, Lezha, Dibra etj.
Dibra raportohet të jetë qyteti nga i cili janë nisur më shumë protestues, rreth 1500. Nga Shkodra janë nisur 1000, nga Fieri 800, nga Lezha 1000, Saranda 50, 100 nga Berati.
Sigal