Kryeparlamentari Ruçi në Berlin: Po bëjmë maksimumin që negociatat të çelen në qershor

426
Sigal

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u takua në Berlin edhe me Ministrin e Shtetit për Çështje të BE, Michael Roth. Kryetari Ruçi e falënderoi ministrin Roth për mbështetjen e qeverisë gjermane dhe të Kancelares Merkel, në procesin e vendimmarrjes së Vendimit të Këshillit Evropian për rekomandimin për çeljen e negociatave në qershor 2019. “Çelja e negociatave të anëtarësimit është beteja kryesore e Kuvendit, qeverisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët janë unanimisht në mbështetje të këtij procesi.”, nënvizoi kryetari i kuvendit, duke shprehur bindjen se Gjermania do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj, duke njohur e vlerësuar përparimin e Shqipërisë në arritjen e objektivave për çeljen e negociatave. Kryetari Ruçi e informoi ministrin Roth mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe të procesit të Vetting-ut.