Kryeparlamentari Meta priti sot në një takim kreun e BDI, z. Ali Ahmeti

427
Sigal

Kreu i kuvendit, Ilir
Meta priti në një takim liderin e BDI-së në Maqedoni. Gjatë prononcimit jashtë
ambienteve të Kuvendit, Meta u shpreh se me Ahmetin u diskutua për zgjedhjet e
parakohshme në Maqedoni dhe faktorin shqiptar atje. Kreu i Kuvendit tha se stabiliteti
i Maqedonisë është me rëndësi për Shqipërinë, ndërsa duhet të zbatohet
marrëveshja e Ohrit për të drejtat e shqiptarëve.