Kryeministrit Rama nuk i pëlqejnë pyetjet dhe lë emisionin në mënyrë të beftë

239
Sigal

Gazetari Ilir Babaramo, i cili është dhe autor i emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, ka njoftuar se gjatë regjistrimit të intervistës me Kryeministrin Edi Rama, ky i fundit ka refuzuar ti përgjigjej më shumë se gjysmës së pyetjeve duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar në mënyrë të beftë.

Më shumë detaje, Babaramo ka njoftuar se do ta japë gjatë transmetimit të emisionit.

Njoftimi i plotë i Ilir Babaramos:

Një intervistë e ndërprerë në mes nga Edi Rama gjatë rregjistrimit i cili refuzoi ti përgjigjej më shumë se gjysmës së pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar në mënyrë të beftë.

Ndiqni në orën 20:55 çfarë ndodhi sot në studion e 5 Pyetjet