Kryeministri Zaev: Vetingu në Shqipëri dështoi, BE-ja e pezulloi në Maqedoninë e Veriut

556
Sigal

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka pezulluar aplikimin e modelit shqiptar të vettingut në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zaev ka thënë se BE-ja nuk ka lejuar që të nisë procesi i vettingut në drejtësi sipas modelit shqiptar sepse institucionet rrezikonin të mbesnin të paplotësuara. Kryeministri Zaev: Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit.

Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev rrëfen se ideja e Shengenit Ballkanik lindi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.