Kryeministri Rama: Sot ka fituar Atdheu. Stacioni i radhës, anëtarësimi në BE

413
Ambasadorja e BE në vendin tonë i ka dorëzuar dje kryeministrit Edi Rama, rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Rama thotë se vendi ynë u ngjit një shkallë më lart. Rama tha se rekomandimi është dhënë pa asnjë rezervë. “Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re si vend dhe popull. Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë nga KE, si një vend që mund dhe duhet ët ulet në tryezën e negociatave për të hyrë në familjen e BE. Jam i emocionuar, ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes së shkuarës dhe të sotmes. Kaluam sprovën historike, u ngjitëm në një shkallë të re. Është e qartë që kaluam në një hap historik. Sapo e përpjetë, sado e vështirtë, e gjatë, ishte e gjitha e hapur përpara nesh. Stacioni i radhës në fund të kësaj rruge të re është anëtarësimi në BE dhe shpejtësia varet nga ne, nga të gjithë ne. Jam i emocionuar pasi sot Shqipëria ka marrë vlerësimin më të lartë për këtë 30 vjeçar përpjekjesh ngritjes e rënies e ringritjesh. Respekt e mirënjohje sot, sinqerisht, për të gjithë ata që para nesh dhanë një dorë për të ndryshuar një pjesë për të vetmen rrugë, drejt BE. Por jam njëkohësisht krenar se me shumë besim dhe vendosmëri, që përmes reformave të guximshme. Kemi rrezikuar jo pak dhe ja kemi dalë që në 4 vjet të kthejmë besimin e popullit tek ne, në dy arritje të mëdha. Në mandatin e parë e bëmë Shqipërinë kandidate për çeljen e negociatave, ndërsa këtë mandat morëm rekomandimin e pastër të qartë për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Këto nuk janë dhurata as gjeste bamirësie nga KE, Brukseli është makinë e pamëshirshme, që sheh dhe njeh meritat. Është njohja e meritave tona në betejën për të bërë shtet me reforma reale dhe luftë ndaj krimit e korrupsionit. Nuk është fundi i këtyre betejave, as fundi i hesapeve me krimin e korrupsionin, por futja në një fazë të re edhe më të vështirë të reformave. Shembulli më kuptimplotë për të gjithë që të bëjnë dallimin për fazën që sapo mbyllëm dhe sapo ka nisur është Reforma në Drejtësi. Nëse duhet të ligjëronim Vettingun, vitet që kemi përpara duhet të provojmë fuqinë ndëshkuese të sistemit të drejtësisë. Gjykatësit dhe prokurorët që përjashtohen se nuk kalojnë vettingun, politikanët që i kanë ikur një drejtësie të korruptuar, keqbërësit apo çdo i fortë qytetet e lagjesh, duhet të paguajë si çdo fajtor i të gjitha niveleve në çdo vend të BE. Periudha e çeljes së negociatave është periudha e ndarjes së shapit nga sheqeri. Do të jetë një periudhë ne ngarkuar me sfida për të gjithë”, – tha, midis të tjerave, kryeministri Rama.
Sigal