Kryeministri Rama: Shumë shpejt nis beteja kundër alkoolit tek të rinjtë. Droga, krimi dhe veset, janë prioriteti ynë

287

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se shumë shpejt do të nisë beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën moshën 18 vjeç. Kryeministri Rama  thotë se adoleshentët do të ndalohen të hyjnë në lokale gjatë orëve të mësimit, nëse janë të pa shoqëruar. Rama në Twitter: Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër. Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave. Ndërsa në Kuvend kryeministri Rama foli edhe për votimin e ligjit kundër ndalimit të pijeve alkoolike nga të rinjtë nën 18 vjeç. Kryeministri Rama:

Vota në bllok e PS do të tregojë qartë se kush janë këta, që nuk janë. Këta që s’janë kush janë?! Këta që janë të angazhuar me mish dhe shpirt me gjitha atë mish dhe atë pak shpirt që i ka mbetur për të sakatuar këtë milet me shpifje nga mëngjesi deri në darkë. Krimi, krimi, krimi, droga, droga, droga, leku, leku, leku. Tre gjerat që i kanë të fiksuara në kokë, sepse janë tre gjërat me të cilat janë marrë vetë ose nuk kanë arritur t’i luftojnë kur ishin vetë. Më e bukura që kam dëgjuar këto ditë ka qenë një shprehje: E bën Edi Rama këtë për të tërhequr vëmendjen. Pra gjithë kjo luftë frontale bashkë me goditjen e grupeve të krimit të organizuar janë të gjitha për të tërhequr vëmendjen. Po nga duam ta tërheqim vëmendjen, se nga është vëmendja? Nga Babalja, na iku Babalja nga ekrani. Nuk po e ndjek më populli me interes telenovelën, në momentin kur po bëhej gati të dilte një aktor tjetër. Nga  Ezeli i PD, nga Izaura nga “Skllavja Izaura” në versionin Luli dhe Mona. Nga këto po e tërheqim vëmendjen dhe po merremi me gjëra që në fakt nuk janë ndonjë gjë e madhe!