Kryeministri Rama pritet me protesta në Durrës, policia përplaset me qytetarët

504
Sigal

Sot në Kukës 5.000 qytetarë do të përpiqen të ndalojnë mitingun elektoral, i cili do zhvillohet brenda aeroportit

500 të arrestuar nga protestat, Zero nga përgjimet e vjedhjeve të votave

Deri më sot, Policia e Shtetit ka arrestuar, proceduar dhe mbajnë në qelitë e paraburgimit, mbi 500 protestues, ndërkohë, që Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka asnjë të arrestuar nga audiopërgjimet e dosjeve 339 dhe 184, të publikuara nga ‘VOA’ dhe ‘Bild’ për blerjen e votave. Edhe dje, kryeministri Rama u prit me protestë të fuqishme të qytetarëve në Durrës. Me thirrjet “Rama ik” qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore të autostradën Tiranë-Durrës. Madje, protestuesit u ndeshën edhe me policinë, e cila i ndaloi, që t’i afroheshin sheshit ku kryeministri Rama zhvillonte mitingun elektoral.

Zoti Rama, përse i ndalon qytetarët të marrin pjesë në mitingun elektoral?

Një pyetje shtrohet për Edi Ramën: Përse i ndalon me forcën e policisë së Shtetit qytetarët të vijnë e të marrin pjesë në mitingun tuaj elektoral? Ata qytetarë që protestojnë, që ndeshen me policisë, që edhe arrestohen nga policia, që edhe burgosen nga gjykatat, a nuk kanë të drejtë kushtetuese që të dëgjojnë kryeministrin e tyre? A nuk kanë të drejtën kushtetuese, që kryeministrit t’i shprehin në sy çfarë mendojnë për qeverisjen e kryeministrit të tyre? Nëse, ju zoti kryeministër Rama, i përjashtoni nga takimi elektoral qytetarët edhe kur ata janë kundër qeverisjes tuaj, atëherë përse vini në qytetin e tyre e mbani fjalimet? Nëse ju, zoti kryeministër, pengoni me polici qytetarët t’ju dëgjojnë premtimet elektorale, për kë i mbani fjalimet? Për ata që importoni nga qytetet e tjera, sa për të mbushur karriget e mitingut tuaj, që t’i përdorni si fasadë televizive?

Rama frikësohet nga protesta, ndryshon në minutën e fundit vendin e mitingut në Kukës

Kryeministri Edi Rama sot do të shkojë në Kukës për të mbajtur një takim elektoral ku do të prezantojë kandidatët për këtë qark. Por frika nga protesta që do të organizojnë sot mbi 5.000 qytetare ka bërë që Rama të ndryshojë agjendën dhe do ta zhvillojë takimin e tij në aeroportin e qytetit.