Kryeministri Rama pret Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë

452
Sigal

Kryeministri Edi Rama priti sot, në takim, Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ante Kotromanović.

Ministri Kotromanović i shprehu Kryeministrit mbështetjen e fortë të Kroacisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bindjen se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat. Kroacia, u shpreh Ministri Kotromanović, është gjithashtu mbështetëse e integrimit europian të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Kryeministri Rama vlerësoi modelin integrues të Kroacinë, ndërsa theksoi dëshirën dhe nevojën për të përfituar nga praktika e suksesshme kroate, në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në takim u shpreh interesi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.