Kryeministri Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ai i Berlinit, i cili këtë vit shënoi edhe 60-vjetorin e tij.
Kryeministri kujtoi se vjet Shqipëria u ftua në Berlin si vendi, i cili u vu në piedestal, që në njëfarë mënyre është bashkëmikpritësi i panairit.
Rama tha se “këtë vit nga data 3 deri më 5 mars, Shqipëria u riprezantua në atë panair si destinacioni autentik mesdhetar, përmes konceptit “Albania All Senses”, duke sjellë një panoramë të pasuruar të asaj që ishte prezantimi ynë i parë në atë panair: natyrë e jashtëzakonshme, histori unike, përvoja autentike, trashëgimi kulturore, në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta.
“Me mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende të botës, panairi i Berlinit mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të turizmit, dhe fakti që Shqipëria, jo vetëm hyri në atë panair, por edhe vazhdoi të tërheqë këtë vit shumë interesim, është një mesazh i qartë se sezoni që po vjen do të jetë një sezon ende më i suksesshëm. Dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve të një tufe ditëzinjsh dhe punëzinjsh, siç thoshte dhe siç nuk i bie fjalë në tokë avokat Ngjelës, numrat rekord të Shqipërisë do të konsolidohen”, u shpreh Rama.
Som
Çdo proces në vendet demokratike, Rama tha se ka edhe prokurorin dhe gjykatësin, dhe në fund ka rëndësi ajo çfarë thotë arbitri. Shefi i qeverisë tha se PS do ta çojë Shqipërinë atje ku e meriton të jetë, duke iu referuar integrimit në BE.
Rama: Shqipërinë do e çojmë aty ku e meriton
Duke komentuar reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk mund të bëhet vendi ku rikthehet hija e komunizmit me fletërrufe dhe degjenerim të çdo njeriu rrugëve pa gjyq. Çdo proces në vendet demokratike, Rama tha se ka edhe prokurorin dhe gjykatësin, dhe në fund ka rëndësi ajo çfarë thotë arbitri.
Shefi i qeverisë tha se PS do ta çojë Shqipërinë atje ku e meriton të jetë, duke iu referuar integrimit në BE.
“Nuk kemi pas ne drejtësi të pavarur, se po të kishim pas do ishte luftuar më parë në nivelet e larta problem: a është gjithçka që thuhet, ashtu siç thuhet, jo. Shumëçka që thuhet nuk është ashtu siç thuhet dhe nuk është ashtu siç duket, prandaj proceset kudo në botën demokratike, kanë prokuror dhe gjykatës. Dhe është ajo që thotë arbitri në fund që ka rëndësi, nuk mund të bëhemi vendi ku rikthehet hija e komunizmit me fletërrufe dhe degjenerim të çdo njeriu rrugëve pa gjyq. Ne nuk mund të bëhemi dot ky vend, por sa kohë kemi mallkimin e komunizmit dhe historisë sonë, si hije e zezë që sjell vërdallë një tufë qorrash e kemi dhe këtë taksirat, nuk e zgjedhim dot kundërshtarin në demokraci. Do t’i bëjmë gjërat që kemi për të bërë, Shqipëria nuk kthehet më pas, Shqipëria do shkojë atje ku duhet të shkojë. Do ta çojmë ne bashkë me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Kemi shumë demokratë që kanë ardhur”, tha Rama.



















