Kryeministri Rama njofton për fundjavën: Të shtunën dhe të dielën dalin vetëm të moshuarit me fëmijët

411
Sigal

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka njoftuar për masat shtrënguese gjatë fundjavës.

Përmes një statusi në Facebook, Rama njofton se të shtunën dhe të dielën do të dalin vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë, për të cilët do të këtë fasha orari të veçantë.

Sipas Ramës, të moshuarve u lejohet të dalin të shtunën dhe të dielën, deri në orën 10:00 të paradites, ndërsa prindërit, duke nisur nga ora 11:00, deri në 17:30.

Mesazhi i Ramës

Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00.

Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.

Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.

Të dielën të gjithë mbyllur.

Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej.