Kryeministri Rama në tre ditë falënderon dy herë Bashën

578
Gjatë këtyre ditëve, kur Shqipëria është nën ujë, nuk kanë munguar kritikat e palëve ndaj njëra-tjetrës. Por ndryshe nga sa thuhet dhe ajo që shihet nga të gjithë, politikanët kanë momente kur falënderojnë njëri-tjetrin për atë që transmetojnë tek qytetarët në kohë të vështira. Kështu ka ndodhur me kryeministrin Edi Rama ditët e fundit. Në dy raste ka bërë falënderime të veçanta për liderin e PD-së Lulzim Basha. Rasti i parë ishte më 1 dhjetor, një ditë pasi Basha i kërkoi të ndërpriste seancën plenare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të përmbytur. Ndërsa rasti i dytë ishte dje. Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sërish kryetarin e PD, Lulzim Basha i cili këtë të diel zbriti në zonat e përmbytura të Fierit, duke inspektuar situatën në fshatin Darzezë.

“Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falënderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe”, shkruan Rama në Facebook.


Sigal