Kryeministri Rama në Kukës ruhej nga 1.200 forca speciale të Policisë

524
Sigal

Forcat Speciale të Policisë së Shteti dhe gardës rrethuan dje qytetin e Kukësit për të mbrojtur Kryeministrin Rama, i cili kishte planifikuar një takim në qytetin verilindor. Madje kryeministri Rama nuk shkoi në Kukës me anë të rrugës automobilistike, por u ul me helikopter në aeroportin e Kukësit dhe po me helikopter u largua, ndërkohë që 1.200 policë kishin krijuar një kordon të hekurt rreth aeroportit për të penguar qytetarët e paftuar të merrnin pjesë në takimin e kryeministrit Rama. Por, qytetarët “e çanë” kordonin e policisë dhe u vërsulën në aeroport, ndërkohë, që kryeministri Rama u largua me helikopter. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një album me fotografi, ku tregohen 1.200 policë që kanë rrethuar qytetin e Kukësit, thua se është ngjarje e jashtëzakonshme dhe qyteti është në shtetrrethim. Statusi i Berishës: Fotot që do shihni më poshtë, nuk kanë nevojë për koment. Një kryeministër që viziton një qark të vendit të tij, i shoqëruar nga trupa të tilla speciale, nuk është një lajm normal për një shtet që pretendon se është demokratik. Ish-kryeministri Berisha, që i ka publikuar disa foto, e cilëson albumi i shtetrrethimit, ndërkohë që ka shprehur nderimin e tij për qytetarët e Kukësit që “i kallën datën atij”. Një album nga shtetrrethimi i Kukësit për antimitingun e Edvin Kristaq Urrejtësit. Nderim qytetarëve të Kukësit që i kallën atij datën! Sb