Kryeministri Rama: Ja pse zhvillova zgjedhje monopartiake

423
Sigal

Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘La Stampa’ italiane duke treguar edhe njëherë se sa mizerabël duhet të ndihet Shqipëria në drejtimin e një kryeministri plotësisht qesharak.

Sipas Ramës ai vendosi të zhvillojë votime njëpartiake më 30 qershor për të mbrojtur demokracinë. Dhe për këto votime njëpartiake paskësh patur edhe mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Kemi një traditë të brishtë për institucionet pas 50 viteve diktaturë, që na kishte transformuar në Korenë e Veriut të Europës. Duke mos i shtyrë zgjedhjet mbrojta demokracinë. SHBA dhe BE e kuptuan”, tha Rama.

Rama tha më tej se: ”Shqiptarët që shkuan të votojnë shpëtuan vendin. Ishte në rrezik shteti i së drejtës. Nuk ishin zgjedhje vetëm për kryetarët e bashkive, kishte një rrezik shumë të prekshëm për përleshje. Nuk pati të tilla, sepse nuk ishte populli që i donte ato”.

Rama u shpreh më tej i gatshëm për shkarkimin e Presidentit Meta, i cili sipas tij me dekretimin e shtyrjes së zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij.

‘Po zhvillohet një procedurë ‘impeachment’ për Illir Metën, do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij politike duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën”.

Lidhur me zgjedhjet e parakoshme Rama tha se nuk do të ketë një mundësi të tillë, pasi sipas tij: Opozita nuk mund të marrë peng maxhorancën”.