Kryeministri Rama flet në Samitin e Klimës. Sot niset në Serbi

140
Sigal

Kryeministri Edi Rama në Samitin e Klimës:Na duhen para, por mos na i jepni borxh

Kryeministri Edi Rama ka folur në Samitin e Klimës që po mbahet në Skoci. Duke folur në këtë Samit ai është shprehur se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha, që janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.Në fjalën e tij në Samitin e Klimës, që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë, Rama tha se Shqipëria është një vend jo ndotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.‘Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim.Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu.  Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jo ndotës. Po, po, një vend jo ndotës’, tha Rama.‘Prodhimi ynë i energjisë bazohet 100% në energji hidrike, 100% të rinovueshme. Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës.   Kështu që vendi im pyet, mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur. Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç.Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar’.

Shënim: Shqipëria gjithnjë ka marrë para nga jashtë, madje aq shumë sa borxhi tashmë është bërë si një lak që po merr frymën e qytetarëve taksapagues, të cilët nga ana e tyre nuk shohin vepra të konkretizuara. E gjitha kjo sepse ato janë keqmenaxhuar nga ata që i kanë vjedhur, sikur është edhe rasti i Ilir Beqjas.