Kryeministri Rama e trajton Shqipërinë, si koloni të të huajve

591
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Pardje kryeministri Rama mblodhi në kryeministri ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe u kërkoi atyre që ta mbështetnin në nismat e tij ligjore, kundër Presidentit të Republikës. Sado paradoksale të duket, sado e papranueshme është nga ana kushtetuese, kryeministri Rama kërkon që krizën e thellë politike, të cilën vetë e ka krijuar, ta zgjidhë me ndihmën e ambasadorëve të huaj në Tiranë. Ai po sillet me mendësinë e një Veziri, i cili mendon se qeveris një koloni dhe, për të nënshtruar revoltën e popullit, u drejtohet kolonizatorëve, që ata të vendosin rendin, qetësinë, ngaqë qeveria nuk bind më popullin. Kushtetuta jonë e ka përcaktuar qartë, se zgjidhje e çdo krize politike janë vetëm zgjedhjet, sepse vetëm me votë Sovrani shpreh vullnetin e tij për qeverisje. Kryeministri Rama, pikërisht vetëm këtë zgjidhje, që përcakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kërkon që të injorojë, duke kërkuar suportin politik të ambasadorëve, që ta përdorë si alibi të veprimeve të tij antikushtetuese. Kryeministrit Rama i duhet suporti politik i ambasadorëve, për të përligjur mjetet jo demokratike, jo kushtetuese, për të rivendosur rendin që i ka shkarë nga duart, sikundër veproi duke përdorur KQZ-në, si mashë kundër dekretit të Presidentit të Republikës. Qëllimi i vetëm i kryeministrit Rama është që të konsolidojë pushtetin e vet dhe jo të ndërtojë shtet demokratik, shtetin e së drejtës, prandaj në 3 vitet e fundit, u përkujdes që të shkatërronte në mënyrë sistematike; Gjykatën Kushtetuese, me qëllim, që të përligjte çdo akt politik antikushtetues, sikurse është edhe këmbëngulja inatçore, shprehja e qeverisjes arrogante, për të zhvilluar zgjedhje vendore. Me suportin politik që u kërkoi ambasadorëve, kryeministri Rama përgatitet edhe për Puç kushtetues, duke kërkuar të kapë edhe institucionin e Presidencës, me anë të rezolutës për shkarkimin e Presidentit të Republikës që kërkon të miratojë Parlamenti nesër. Kryeministri Rama, për të përforcuar pushtetin e vet, u përkujdes që zgjedhjet vendore t’i zhvillojë pa garë, pa kundërshtarë politike, sikurse në regjimet moniste, sikurse u përkujdesua që të ketë një parlament monopartiak. Pyetja është: Kryeministri Rama do që të qeverisë me shqiptarët me zgjedhje të lira e demokratike, apo do t’i mjaftojë mbështetja e ambasadorëve në Tiranë, për të përligjur veprimet antikushtetuese që ndërmerr për të instaluar pushtetin e vet, duke shkatërruar institucionet kushtetuese, të cilat i ka të pamundura t’i marrë peng?

Mbeshtetes te opozites, gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nOpposition supporters, during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister’s Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.