Kryeministri Rama bën gati pasardhësin e Sejdinit në Elbasan, mikun e Ballës

544
Sigal

Kryeministri Rama bën gati pasardhësin e kryetarit të Bashkisë në Elbasan, duke zbardhur që tani emrin e ri të kandidatit për në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Më 28 Dhjetor, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Emra të vjetër, me në shpatulla akuza për vepra të rënda korrupsioni, u zëvendësuar me emra të rinj, shumica prej tyre gati të panjohur për opinionin publik. Ndryshimet u quajtën një operacion makijazhi i qeverisë. Dje në Elbasan, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, prezantuan Prefektin e ri të Qarkut, Gledian Llatja, i cili së fundmi mbante detyrën e shefit të kabinetit në Ministrinë e Energjetikës. Gledian Llatja është i besuari i figirës numër 2 të PS-së, Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.