Kryeministri Rama: Asnji buxhet bashkiak nuk të kalojë nëse nuk llogaritet fondi i pastrimit. 800 mln euro për ujin kanë ikur kot

167
Sigal

Rama kërcënon kryebashkiakët: Plehrat tani do i monitoroj me satelit

Nentitull: Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, ndërsa shtoi se do të ketë edhe sanksione.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive në Kryeministri për situatën e menaxhimit dhe vendgrumbullimit të mbetjeve.Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, ndërsa shtoi se do të ketë edhe sanksione.

“Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht, por fjalët  janë drejt fundit. Ligji parashikon qartë që kryetarët e bashkisë janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen financiarisht. Do të ecim edhe me sanksione, do të shkojnë deri në marrjen në administrim të bashkisë. Ky do të jetë fundi i rrugëtimi të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partner të duhur që të garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë dhe këtë e them për të gjitha zonat”, tha Rama.Teksa bashkitë po kërcënohen që plehrat t’i dërgojnë te inceneratorët e klientëve të qeverisë, Rama tha se kryebashkiakët kanë toleruar vendgrumbullime ilegale plehrash. Rama tha se çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punë së satelitit, i cili do të shkurtojë edhe vendet e punës për inspektorët në terren. Këta të fundit, sipas kreut të qeverisë, janë kthyer në sekserë që për para lejojnë kryerjen e krimeve mjedisore. Po ashtu, sateliti do të vëzhgojë nga hapësira edhe ndërtimet pa leje.”Sateliti do të monitorojë në kohë reale çdo ditë edhe situatën e mbetjeve. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar. Nuk do kemi nevojë as për inspektor. Secili nga ju do ta ketë pamjen në tavolinë…Edhe për plehrat, edhe për ndërtimet që nuk i shihni ju çuditërisht…që nuk i shohin ata që duhet t’i shohin në radhët e Policisë së Shtetit. Këto do të jenë në kohë reale…si dhe shumë informacione të tjera nga territori, nuk do të kemi më sekserë rrugëve që për të marrë një bakshish këtu e një atje, mbyllin sytë përpara këtyre krimeve që bëhen në territor,” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e pranon: Kemi hedhur 800 milionë euro kot për ujin

Edhe pas 30 vitesh Shqipëria, vendi i dytë në Europë pas Norvegjisë për burime ujore, vuan krizën e ujit të pijshëm dhe 24 orë.Ndërkohë që Rama premton hedhjen e satelitëve në Orbitë, uji nëpër banesat e shqiptarëve apo ai për të vaditur, mungon edhe në qendrat urbane e jo më nëpër zonat rurale.Kryeministri Rama ka folur sot pikërisht për këtë çështje pas 8 vitesh që qeveris dhe po kaq vite, pasi premtoi në fushatën elektorale të vitit 2013 “ujë 24 orë”.Për herë të parë ai ka pranuar jo vetëm dështimin në sektorin e ujit, por edhe abuzimin marramendës prej 800 milion euro me financat në këtë sektor, i cili është kthyer në strehë militantësh dhe shpërblimi në kohë fushatash elektorale.“Për interesa personash që vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha. 800 mln euro ka investuar kjo qeveri, së bashku me donatorët. Por janë fonde të këtij populli dhe humbjet në rrjet e trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot dhe çdo vit që rritet borxhi bashkive është bërë rutinë. Sot asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefekturës nëse nuk kalon filtrin e këshillit bashkiak”, pranoi sot Rama.