Kryeministri Rama: Aksi Kardhiq – Sarandë ndërtojmë rrugë me standarde evropiane

579
Sigal

“Gjirokastra sot nuk është më pasuri e UNESCO-s në rrezik, por ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”. Kështu ka deklaruar nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin e përfundimit të punimeve restauruese në Zonën e Pazarit Historik. Rama deklaroi se investimet në Gjirokastër do të njohin vijimësi, duke theksuar se së shpejti do të nisë investimi i projektit që do të shmangë qarkullimin e automjeteve në këtë zonë. Kryeministri Rama evitoi të përmendë fjalën “by pass” duke e zëvendësuar atë me temin “rrugë alternative”.  Së shpejti do të nisë investimi për rrugën alternative, ashtu sikundër besoj që shumë shpejt nuk mund të shohim rezultate konkrete të ndërhyrjeve edhe jashtë kufirit të qytetit”, tha Rama. Projekti i plotë që përfshin mbështetje të vazhdueshme për bizneset dhe promovimin e zonës arrin vlerën e 3.5 milion dollarë.  Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve Delvin-Kardhiq u shpreh se financat e shëndosha kanë krijuar mundësinë që të ndërmerren një sërë investimesh në infrastrukturën rrugore, sikurse është dhe rruga Kardhiq-Delvinë. Rama: “Ne do të ndërtojmë rrugë evropiane. Rruga Kardhiq-Delvinë, ka një gjatësi prej 14.5 km dhe një fond prej 7.8 miliardë lekë.