Kryeministri hollandez me biçikletë, Kryeministri Rama shkon me avion personal në SHBA

303
Sigal

Kryeministri Rama shkon me avion personal në SHBA, por Përmbarimi Ndërkombëtar mund t’i sekuestrojë aeroplanin dhe pasuri të Shqipërisë jashtë vendit, për gjobën 110 milionë euro për Bechettin, që qeveria nuk e ka paguar

Kryeministri Mark Rutte arrin në Catshuis me biçikletë për një takim me ministrat dhe ekspertët në lidhje me krizën e koronavirusit. Ditën e dielë kjo foto u bë virale në mediet holandeze. Kryeministri holandez Mark Rutte me biçikletë, (si shpeshherë) mori pjesë në mbledhjen e zakonshme të së dielës me ekipin e specialistëve në luftën kundër koronavirusit. Mjafton kaq për kryeministrin holandez, i cili sot pritet të shpallë masat e reja që do shtrëngohen apo lehtësohen për festat e fundvitit. Institucionet e tjera përkatëse merren me sjelljen e vaksinës kundër Covidit në vend dhe çështjet e tjera. Por ndryshe ndodh në Shqipëri, kur kryeministri Edi Rama, u angazhua personalisht, duke i hipur vetë avionit të shtunën për në SHBA, për të diskutuar me prodhues të vaksinës kundër Covid-19. Ai u zotua se s’do linte gur pa lëvizur derisa vaksina anti-Covid të vijë në Shqipëri. Teksa qetë-qetë me biçikletë kryeministri holandez iu drejtua punës, edhe në një ditë të dielë, pa u hipur avionëve për të bërë punën e specialistëve të shëndetësisë, kryeministri shqiptar ka lënë zyrën e është nisur drejt SHBA-ve pa ndonjë sqarim të detajuar. A e justifikon zyrën bosh pretendimi i Ramës, se po merr vaksinën të shpëtojë shqiptarët?! Në vendin tonë ende nuk kemi dijeni nëse vaksina do të mbërrijë, kur do të mbërrijë dhe kur do nisë vaksinimi. Në Holandë këto çështje janë më të qarta, edhe pse Rutte nuk mori angazhim aq të madh sa t’i hipë avionit dhe të flasë vetë me prodhuesit e vaksinës. Të martën e kaluar, siç raportojnë mediet holandeze, ministri i Shëndetit Publik, Hugo de Jonge, tha se Holanda mund të fillojë vaksinimin e popullsisë në javën e parë të janarit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisit të Holandës (RIVM), shërbimet shëndetësore komunale, mjekët e përgjithshëm dhe mjekët në shtëpi pleqsh dhe institucione, po punojnë së bashku për të lejuar vaksinimin të fillojë nga java e 4 janarit.