Kryeministri flet për herë të parë për deklaratat e Lu: Dakord me ambasadorin e SHBA, ju siguroj se shumë shpejt …

402
Ka shfrytëzuar një takim në Fier, që kreu i qeverisë Edi Rama të reagojë për deklaratat e ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, për situatën e krimit në Shqipëri.
Duke ju përgjigjur një ish-ushtarku për situatën e krimit në vendin tonë, Rama ka bërë me dije se shumë shpejtë do të ketë reagime të forta nga ana e policisë.
Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se çështje e Elbasanit, ku makina e nëndrejtorit të Policisë, u godit nga djali i biznesmeni, është në ndjekje të vazhdueshme dhe shumë shpejtë do të ketë veprime nga policia.
“Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të re. Ne jemi në një proces, për të luftuar kundër të fortëve dhe për tu shkuar pas aseteve dhe pasurive kriminele. Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që sherbet si katalizator. Unë iu siguroj se çështja e Elbasanit është në një ndjekje të vazhdueshme. Ne jemi për të dhënë llogari për rezultatet.
Shume shpejt do të keni një zinxhir veprimesh nga ana e policisë së shtetit. Zonat ku funksionojnë të fortë janë zona ku janë të inkriminuar policia e shtetit’ tha Rama.
Pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se në Shqipëri veprojnë 20 familje kriminale, që komandohen nga 4 klane mafioze.
Sigal