Kryemadhi: Të shqetësuar nga konflikti politik, Rama-Basha po largojnë investitorët e huaj

439
Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar aktualitetin politik në vend, ndërsa ka shprehur shqetësim për situatën e cila ka impakt negativ në vend. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Gradishtit, Kryemadhi tha se çdo ditë që ka konflikt ka 100 vende pune më pak, pasi investitorët e huaj po largohen nga frika e kaosit dhe krizës.

“Sot në një takim me të rinjtë e Gradishtit, pasi biseduam për shumë problematika me të cilat ata përballen çdo ditë, nuk mundëm të shmangnim dhe bisedën mbi aktualitetin politik dhe situatën e vështirë që është krijuar në vend. Jemi të shqetësuar nga konflikti politik dhe impakti i drejtpërdrejtë që ka te njerëzit. Sa herë që Rama sulmon Bashën, 10 vende pune që do të hapeshin në Shqipëri ikin diku tjetër. Gjithashtu, çdo sulm i Bashës drejtuar Ramës, është i barabartë me 10 vende pune më pak. Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak, sepse investitoret që duan te vijnë e te investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik. Ndërkohë që jam shumë e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë, më shumë se kurrë jam e shqetësuar për impaktin e konfliktit politik ne jetët e familjeve shqiptare dhe lidhja direkte e tij me mbylljen e vendeve te punës dhe humbjen e mundësive për të hapur vende te reja pune.”- ka thënë Monika Krymadhi.
Sigal