Kryemadhi: Sot shpalosim programin elektoral. 3 prioritetet: Arsimi cilësor, shëndeti i qytetarëve dhe protagonizmi i të rinjve

217
Sigal

 

Sot shpalosim programin elektoral

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë me dije se sot nga ora 09.00 deri në 09:40, Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i paraqesë qytetarëve prioritetet e programit të saj politik për zgjedhjet e 25 prillit. Do të jetë prezantimi i programit jo vetëm elektoral, por të gjitha angazhimeve që LSI do të mbajë. Këtu ka theksuar se në fokus ndër të tjera kanë arsimin cilësor, rininë dhe shëndetin e qytetarëve. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi: Në fokusin tonë e kemi shumë të qartë, për të arsimi cilësor, shëndetin e qytetarëve, pra prodho të rinj dhe të reja kuadro të cilët do të drejtojnë, shëroje popullin tënd nga çdo sëmundje. Këto janë 3 pika kryesore të cilat ne i kemi shumë të qarta përsa i përket jo vetëm zhvillimit dhe infrastrukturës që i duhet një shteti por dhe të ardhmes. Ditën e hënë do të jetë dhe prezantimi i programit tonë jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimeve tona që ne si LSI do të mbajmë.

Qeveria, ortake e Ndrangetës

Sot i gjithë buxheti i shtetit shkon në 5 duar, ose tek oligarkët ose tek Ndrangheta, se nuk të ka ngelur më gjë tjetër ty. Sot nuk ka një kontratë për familjet e Kombinatit për tërmetin dhe ti ke sesi bëhen pazaret e metrave katrorë të Tiranës me mijëra euro, me mafien italiane. Kur ndërkohë ka dalë më thes në krah, fshat më fshat të Rrogozhinës dhe Kavajës, se i mbaroi kullat në Tiranë dhe tani shkon atje, kur ndërkohë detyrimi i tij është ndaj qytetarëve të Tiranës. Po jo vetëm i atij, edhe i këtij tjetrit që e mban veten për kryeministër, i cili është në ikje, i cili ka rritur taksat, ka thënë do hap 300 mijë vende pune, nuk hapi asnjë. Ka thënë do ul çmimin e energjisë elektrike, por jo vetëm që nuk e uli por përkundrazi e rriti. Ka thënë arsim falas, arsim falas nuk ka jo e jo, po u rriti tarifat dhe nuk kanë as laboratorë e as kërkim shkencor. Ka thënë do ndihmoj komunitetet që janë në nevojë dhe në ndihmë për asistencë sociale, absolutisht as njërën as tjetrën. Tha do rris prodhimin vendas, përkundrazi e mbyti prodhimin vendas dhe e falimentoi me importet. Shëndetësia falas u bë shëndetësia më e shtrenjtë.

Me banorët e Zall Bastarit, probleme me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, zgjedhje selektive

Në Tiranë ke taksat shumë të larta, kosto e jetesës është shumë e lartë, çmimi i lartë i naftës, po kështu mungesa e infrastrukturës dhe e ndihmës së shtetit, qoftë në shërbimin mjekësor, qoftë në arsim, e ndjejnë dhe banorët e Zall Bastarit. Një standard tjetër është për sa i përket atyre që janë të lidhur me drejtuesin e Njësisë Administrative, sikurse përzgjedhjen selektive të banorëve të cilët kanë të bëjnë me ndërtimin apo ndihmesën për shkak të rindërtimit, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti. Ne na duhen të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse vetëm kështu ne do të kemi mundësi për ta zhvilluar vendin dhe për të konkurruar jo vetëm në aspektin e fuqisë punëtore, por edhe me vizionin dhe dëshirën e tyre.