Kryemadhi : Sot LSI është në këmbë për shkak të votuesve për herë të parë

27
Sigal

Në vijim të takimit me votuesit për herë të parë, Kryemadhi u tregoi të rinjve se sa e rëndësishme dhe sa peshë ka vota e tyre.

Pjesë nga takimi :

Edhe Keidi, kështu ka ardhur e vogël dhe sot është deputete. Në fakt jo vetëm Keidi, por edhe Floida, Klajda, Endriti, Erisa, Arditi edhe kryetari i LSI-së së Lushnjes. Sot LSI është në këmbë për shkak të këtyre votuesve për herë të parë. Në partitë politike ikin e vijnë shumë njerëz. Të vetmit njerëz që rrijnë stoik, krijojnë histori, janë votuesit për herë të parë, pasi janë një element i fuqishëm në jetën politike të të gjithë shoqërisë shqiptare.
Është vota më me shpirt, entuziazëm, vota më e fortë. Vërtetë në kutinë e votimit, vota e Katerinës dhe Monikës janë njëlloj, por vota e Katerinës është shumë më e fortë, sepse Katerina ka shpresë, energji, dëshirë dhe pritshmëri shumë të lartë. Katerina, unë do të bëja gjithçka që ti dhe brezi yt të mos ikë nga Shqipëria. Një nga problemet më të mëdha që është sot dhe ti e ndjen presionin, ccdo ditë, në shkollë, familje, shoqëri se ccfarë do të ndodhë me mua, pasi të mbaroj maturën.
Kjo është gjëja e parë që do të ju japim forcë ju dhe ju nëpërmjet forcës së votës të detyroni politikën, duke nisur nga Monika edhe pse Kejdi është njëlloj e fortë si ju. Duke detyruar Kejdin dhe gjithë forcën politike. Nuk besoj se ka ndonjë freshist që do të ikë nga Shqipëria. Të gjithë duan të rrinë këtu, me prindërit. Nuk besoj se ka ndonjë të ri që do të ikë. Kjo është një nga gjërat që ne duam ti japim forcë dhe fuqi votës tuaj. Prandaj unë do ju thoja, mos ndalo, fol ccdo ditë me shokët e klasës edhe pse i bëni mësimet online, fol me ta, diskuto që të bindni jo vetëm rrethin thuaj shoqëror, por edhe familjet tuaja që të bëjmë ndryshimin.

Ne kemi një program, nuk është shumë i madh, i komplikuar, është shumë i thjeshtë. Ka 5 prioritete shumë të thjeshta. Njëra ka të bëjë me xhepin e përditshëm të shqiptarëve, në mënyrë të tillë që familjet të kenë mundësi të luftojnë sa më shumë varfërinë. Dy pika janë shumë të rëndësishme për arsimin. Njëra është mëso e fito dhe tjetra është ccështja e takses së të ardhmes që është 1% për bizneset e mëdha, që të shkojë drejtpërdrejt për Arsimin, të mos futet në buxhetin e shtetit që bëhet sicc i do qejfi qeverive. Pra sicc ja merr shkon direkt e në arsim.
Pikën e katërt që e kemi për fermerët, meqë jemi në Lushnje, për të pasur prodhim vendase me zero % TVSH. Kjo do të thotë që shqiptarët të prodhojnë shqip, të konsumojnë shqip dhe të fitojnë shqip. Pra prodhimet e fermerëve të Lushnjes, Beratit, Gjirokastrës, Korccës etj., të mos hidhen në plehra, por të konsumohen. Dhe pika e fundit është nga bebja në bebe, që akoma nuk po na e kuptojnë ekonomistët idiotë, pasi po të kishim ekonomistë të mirë, Shqipëria nuk do të ishte kaq e varfër është nga bebja në bebe. Është një politikë që nuk e kemi shpikur ne, por e zbatojnë vende shumë të zhvilluara që kanë vizion për të ripopulluar shtetet e tyre, për të rritur jo vetëm lindshmërinë, por edhe për të rinuar moshën mesatare të popullatës së tyre, sicc është Kanadaja apo SHBA.