Kryemadhi: Sot kam dorëzuar padinë e dytë në SPAK për incerenatorin e Elbasanit

286
Sigal

LSI ka dorëzuar në SPAK këtë të martë padinë e dytë për incerenatorët, këtë herë për atë të Elbasanit. Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një emision televiziv, teksa e cilësoi incerenatorin e Elbasanit një pjesë tjetër të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Incerenatori i Elbasanit tha Kryemadhi është miratuar në shkelje me ligjin po ashtu si ai i Tiranës.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit:

Unë sot kam dorëzuar dhe kam firmosur padinë e dytë në SPAK përsa i përket çështjes së inceneratorëve të Elbasanit, ku përsëri është një pjesë tjetër e korrupsionit dhe e grabitjes dhe abuzimit me pushtetin.
Jo më larg, por mund të themi që janë disa gazetarë, që janë në procese gjyqësore me firmën e inceneratorëve.
Keni shtuar të tjera të dhëna në padinë tuaj përveç atyre që publikuat pak kohë më parë?
Është shtuar inceneratori i Elbasanit, ku për hir të së vërtetës, vendimi i qeverisë ka kaluar dy herë në kundërshtim qoftë dy herë me Ministrinë e Financave të asaj kohe, z. Shkëlqim Cani, por përveç kësaj, ai më pas ka dhënë dorëheqjen dhe është firmosur në rutinë e sipër të ikjes. Por ka një shkresë tjetër që vjen nga Drejtori i Prokurimeve i cili e ka kundërshtuar dhe ka thënë që një prokurim i tillë është i kundërligjshëm me gjithë ligjet përsa i përket dhënies së koncesioneve dhe shumë gjërave të tjera. Për të mos folur më pas që nuk ka pasur emergjencë mjedisore etj, etj. Por, kjo është maja e ajsbergut, sepse kjo do të pasojë me inceneratorin e Fierit, me Porto Romanon dhe shumë të tjera.