Kryemadhi: Shqiptarët do të rimbursohen 5% për çdo faturë, ‘Taksa e së Ardhmes’ 1% vetëm për arsimin

147
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takim me gratë e Elbasanit 

Pjesë e programit tonë është gjithashtu edhe 5 për qindëshi i rimbursimit, sipas të cilit shqiptarët do të rimbursohen 5 për qind për çdo faturë që është emergjente.
Kemi taksën 1 për qind vetëm për arsimin, që ne e quajmë ‘Taksa e së ardhmes’. Dikush në rrugë kur po vinim këtu më tha: ‘Shumë pak ja kenë vënë atë taksën 1 për qind atyre oligarkëve, 5-10 për qind vendosjani, Edi Rama ja vuri 23 për qind’. Dhe unë ju shpresa se Edi Rama 23 për qind ua vuri profesorëve, elitës, ndërsa oligarkët i la pa taksa fare.
Kështu që, këto janë elementë shumë të rëndësishëm pasi kanë efekt të menjëhershëm në xhepin e shqiptarëve, kanë efekt të menjëhershëm në arsim ku edukohen fëmijët tanë, po ashtu ka edhe një ndikim në të ardhmen, sepse në fund të fundit një shtet që nuk mendon për të ardhmen e vet, e ka shumë të vështirë për të mbijetuar dhe për të përballuar sfidat e radhës.
Megjithatë programi që ne kemi ofruar dhe që ofrojmë është një program që çdo ditë po përshtatet dhe po përtypet nga qytetarët, por është e vështirë për t’u përtypur nga mediokrit, sepse normal që burokratët dhe politikanët që duan të mbajnë peng politikën dhe ekonominë shqiptare nuk do tu pëlqente që shqiptarët të jenë të pasur, që shqiptarët të jenë pjesë e vendimmarrjes, sepse sa më shumë njerëz të ketë në vendimmarrje, aq më shumë demokraci ka.
Mungesa e demokracisë nuk lejon të zhvillohet ekonomia. Duke mos u zhvilluar ekonomia, njerëzit janë të varfër dhe duke qenë të varfër nënshtrohen më kollaj.
Kështu që, 5 prioritetet e LSI që janë 5 prioritete që me një vullnet politik realizohen shumë shpejt do të bëjë të mundur që të krijojmë më shumë mundësi për ekonominë shqiptare, do të krijojmë më shumë mundësi punësimi.