Kryemadhi shpërndan deklaratën e KMSH: Vota nuk duhet të shitet e blihet!

186
Sigal

Kryemadhi ka shpërndarë dhe përshëndetur qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit.

KMSH dje deklaroi se vota nuk duhet të shitet e blihet, si dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë mos intimidohen.

Ajo i kërkon shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, dhe të denoncojnë në të gjithë institucionet çdo formë presioni e intimidimi.

Postimi i Kryemadhit:

Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pjesë nga deklarata e tyre: “VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet.

Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!”

Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denoncojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.