Pas seancës gjyqësore, e cila u ndërpre për shkak të njohjes me aktet e dosjes, deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë pretendimet e SPAK, lidhur me hetimin pasuror që ata kanë bërë, për të cilën prokurorët e posaçëm pretendojnë se ka shkelje.
Interesimit të gazetarëve pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Kryemadhi u përgjigj duke thënë se nuk ka blerë asnjë vilë nga biznesmeni, siç pretendon SPAK, në këmbim të favorizimit të ligjit për minierat.
Sipas Kryemadhit, vilën ka dashur ta blejë, por marrëveshje u anulua për shkak se nuk e dëshironte një gjë të tillë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta.
Kryemadhi sqaroi edhe pozicionin e saj për pagesat e operacioneve të fëmijëve dhe pretendimeve të SPAK për ndërhyrje estetike, për të cilat tha se çdo gjë është e deklaruar konform ligjeve shqiptare.
Sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale, Kryemadhi pati një pyetje publike për Ramën, ku tha se nëse e ka deklaruar se kush ka paguar për operacionin dhe kurimin e djalit të tij në Amerikë.
Ligjvënësja e PL, është pyetur edhe për pozicioni e kushëririt dhe biznesmenit shqiptaro-amerikan, për të cilin tha se SPAK ka stisur dosjen.
Samir Mane, ndjesë që ia përmend emrin. Unë Z.Mane i kam shitur një shtëpi në Qerret më 2006 me kontratë sipas ligjeve të kohës. Më 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Ramës, e cila është e qeverisë për unifikimin e funksionim të galerive të minierave. Duhej bërë një ligj që unifikonte të gjithë legjislacionin. S’e ka kërkuar Mane, kishte pjesë të sindikatës një sindikatë minatorësh. Përparim Spahiu kishte propozuar statusin e minatorëve. E kemi propozuar dy here. S’ka të bëjë ligji që Mane më ka dhuruar një vilë. Kam dashur të marr një shtëpi te Mane, pa dijeninë e Metës, e kam parë me mamanë time. Jetoj me mamanë time, që kur babai është sëmurë. Kemi diskutuar për ta marrë me bashkëshorten e Z.Mane. S’e kam marrë, se s’më la Meta.
Vila për Baton Haxhiun, atë vilë sot jeton Shefqet Kastrati, dhe që SPAK ka ngrit akuza për të arrestuar Metën. I kanë bërë presion pafund, i kanë hapur probleme dhe në biznes, kjo puna kshu qenka. Kur s’i përlqen Ramës, i terrorizon.
Fibra optike-është kushëriri im, është biznesmen i suksesshëm në Amerikë e botë. Ka dashur dtë vijë në Shqipëri, më 2003 kur Kryemadhi s’kishte asnjë gjë. E gjithë infrastruktura s’ofron atë që duhet. Ka marrë një leje me ligj të fibrës optike nga Pollo e Berisha në atë kohë. Meta ka shkuar shumë keq me kushëririn tim. Sot e ke monopol fibrën optike, Z. Shatku ka bërë aplikim në institucionet shtetërore.
Tani e pashë nivelin e përfaqësimit të IT-së së SPAK, është në nivelin më të ulët.
Z. Shatku e kam prezantuar me Ramën, Milena Hariton s’e kishte rezistencë nga Min.Transportit në atë kohë për të mos prishur monopolin. SPAK gënjen. Me pretendime dëgjuam edhe vrasësin Dumani që i kishte bërë dhëmbët Altin Dumanit këtu.
A e keni pyetur Ramën, i ka deklaruar të gjitha operacionet? Mënyra se si ata e kanë bërë, është gjyq publik për të gjetur viktima të tjera, për ta përdorur si të duan. Rama e ka deklaruar, kush e ka paguar operacionin dhe kurimin e djalit të tij?! Për fëmijët e mi e kam deklaruar çdo ndërhyrje mjekësore. Botox sa të doni ka bërë, ndërhyrje estetike jo.
Pretendimet që ngrenë për kompanitë që kam bashkëpunuar, janë dhe ndërkombëtare.
S’na e kanë dhënë ende dosjen. Më shqetëson prezenca e Metës në sallë. Është provokim. Prokurori që heton dosjen e incineratorit, thotë se Meta është arrestuar normalisht. SPAK e ka videon, dhe ata që e menaxhojnë Portin e Durrësit i merr normal.
Kam kaluar kancer të qafës së mitrës dhe ndiqem në spitalin shtetëror San Marino, dhe bëj ekzaminime mjekësore. Të gjitha janë të deklaruara.




















