Kryemadhi: Rrogat e naftëtarëve janë 5 milionë euro, 1/3 e parave që i dha recepsionistit për Unazën e Re

259
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi problemin e naftëtarëve të cilët janë prej disa ditësh në grevë urie. Kryemadhi tha se të gjitha pagat e naftëtarëve janë rreth 5 milionë euro dhe janë 1/3 e parave që sipas saj mori recepsionisti në skandalin e Unazës së Re.

‘A e dini sa fuçi naftë prodhon Shqipëria në ditë? Prodhon 22 mijë fuçi naftë. Është vendi 78 në botë për prodhim nafte dhe i 48 në botë për rezervat e naftës. A e dini sa fuçi naftë prodhon Maqedonia? 240 fuçi naftë dhe është vendi i 132 në botë. Sa është çmimi i naftës në Shqipëri? 1 mijë e 600 lekë ose 1.6 dollarë. Sa është çmimi i naftës në Maqedoni? 0.9 dollarë.
Po ku shkojnë këta dollarë? Lëmë naftëtarët pa rroga. 5 milionë euro i ka naftëtarët ai, 1/3 e parave që i dha atij recepsionistit që mori 12-13 milionë euro që i çoi pa bërë asnjë tender në OST’.