Kryemadhi: Rama strategji për të izoluar LSI-në mediatikisht

224
Sigal

 

Duke komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryemadhi u shpreh se kryeministri ka frikë nga rritja e LSI. Për këtë arsye sipas Kryemadhit, PS qeveria dhe kryeministri kanë hartuar një strategji për të izoluar mediatikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim. Megjithë tentativat e tij, tha Kryemadhi Rama nuk e izolon dot rritjen e LSI.

‘Ky është dy minuta nga fjalimi i tij marramendës, për veten e tij në radhë të parë dhe për njerëzit që rijnë afër. Mjafton të shikoje sytë e Pandeli Majkos apo sytë e Damian Gjiknurit, edhe pse ishte mbuluar me maskë. Vetë ata e kuptojnë shumë mirë që fjalimi i tij nuk ngjall interes jo vetëm në elektoratin gri por as te Partia Socialiste vetë. Rruga në të cilën ka marrë tatëpjetën Rilindja në fakt po merr me vete dhe pjesën më të shëndoshë të Partisë Socialiste. Njerëzit që e kuptojnë më mirë janë ata që janë rritur në Partinë Socialiste. Ajo që unë e shikoj panikun që ka ai, Z. Rama bashkë me të gjithë grupin e tij kanë një strategji të jashtëzakonshme për të izoluar komunikimin e LSI-së në të gjitha mediat. Sot ne duam apo nuk duam, për hir të së vërtetës ka absurditete pafundësisht, jo vetëm në televizione por edhe nëpër portale. Tani këtej nëpër portale dhe televizione flitet kundër një koncensioni apo kundër një oligarku dhe sapo mbaron emisioni vazhdojnë reklamat që thonë, “Po ndërtohen kulla, po ndërtohen pallate, po ndërtohet këtu, u prishën parqet…”, dhe ndërkohë thotë, “Gëzoni një jetë të lumtur, të mirë, të begatë dhe të shëndetshme te kullat e oligarkëve.”. Që të jemi të sinqertë është kudo, ne e shikojmë që ndikimi i Ramës nëpërmjet bizneseve për të falimentuar, për tju marrë frymën të gjithë medias, ligjit për mediat. Pra mungesa e funksionimit të mediave të pavarura, pra për të qenë të pavarura nga segmentet financiarë të qeverisjes, e kanë bërë që Z. Rama të kuptojë që LSI-në nuk e ndalon dot vetëm duke bllokuar daljen nëpër televizion’.