Kryemadhi: Rama, e keqja më e madhe. Parlamenti, foltore kriminelësh e përdhunuesish

508
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka paralajmëruar aksionin politik të opozitës në mbarë vendin, në mbledhjen e djeshme të kryesisë të LSI-së. Kryemadhi tha se kryeministri Rama është mashtruesi më i madh dhe e keqja më e madhe e Shqipërisë dhe nuk duhet besuar në asgjë që thotë. “Shqiptarët të mos e besojnë Ramën sepse është grabitës, mashtrues dhe e keqja më e madhe e vendit. Kemi dëgjuar paketën anti-shpifje për të cilën po flet por ai është shpifësi më i madh dhe mjafton të shihni historikun e deklaratave të tij. Ai quajti Xhisielën përdhunuese dhe të njëjtën gjë kërkon të bëjë me shqiptarët. Lëvizja dhe aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa. Parlamenti është një foltore e kriminelëve dhe përdhunuesve dhe nuk i ofron opozitës asgjë por vetëm një fasadë. U them të gjithë shqiptarëve që të mos e besojnë kurrë atë. Jo vetëm që është një hipokrit dhe gënjeshtar, jo vetëm është një grabitës, por ai është një njeri, i cili është e keqja më e madhe e këtij vendi. Edi Rama është njeriu që ka grabitur dhe rrëmbyer shtetin dhe, veç kësaj, ndihet aq i rrezikuar sa dëgjojmë edhe propozime qesharake që kanë të bëjnë me paketën antishpifje. Rama, është i sinqertë vetëm kur gënjen. Të shkosh në zyrën e shtetit sot është njësoj si të dorëzohesh në gojën e ujkut: Shteti të rreh, të vret dhe varros për së gjalli. Nëse informon shtetin për një kriminel dhunohesh ti, dënohesh ti dhe nuk dënohet krimineli. Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Standardi i vetëm i Edi Ramës është alibia për çdo lloj krimi dhe llumi, qoftë përdhunimi, krim, trafik droge dhe çdo gjë tjetër.