Kryemadhi: Problemi i LSI dhe opozitës sot është si të kthejmë 600 mijë shqiptarë dhe rininë që ka ikur nga vendi

276
Sigal

E ftuar në një studio televizive kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli për disa tema mbi situatën që po kalon vendi. Teksa u pyet për koalicionin opozitar, reformën zgjedhore dhe çështjen e listave, ajo tha se problem më i madh sot i LSI dhe opozitës nuk është reforma zgjedhore pasi është firmosur me miratimin e partnerëve. Për ne si LSI u shpreh Kryemadhi problemi kryesor është si të rikthejmë ata shqiptarë që kanë ikur nga vendi dhe mbi të gjitha rininë për t’i mundësuar punë të mirëpaguar

‘Problemi i opozitës dhe i shqiptarëve sot, problemi i LSI-së sot është çdo bëjmë të kthejmë 600 mijë shqiptarë që kanë ikur emigrantë për shkak të varfërisë nga Shqipëria, që të punojnë në Shqipëri dhe të kenë rroga të mirë paguara.
Çdo bëjmë për qindra dhe mijëra të rinj të cilët 98% e tyre duan të ikin nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë shpresë ti mbajmë në Shqipëri dhe t’iu krijojmë alternativa, ky është problemi ynë, kjo është beteja jonë. Kjo është sfida jonë që të përballemi me këta të rinj që t’i bindim dhe t’iu kthejmë shpresën dhe të vendosin që e ardhmja e tyre është në Shqipëri dhe nuk është në ndonjë vend tjetër për te qenë emigrant.
Të kthejmë të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët janë ekselent në mësimet e tyre, të cilët janë krenaria jonë dhe dinjiteti ynë, ti kthejmë në Shqipëri dhe ti kthejmë Shqipërisë fytyrën që meriton, atë fytyrë që me thënë të drejtën ka qenë kryeministër për të gjithë ne por ky kryeministër palaco i ka humbur edhe ngjyrat e flamurit që ne e kemi valvitur me qindra vite’.