Kryemadhi: Përmbytjet si rezultat i keqmenaxhimit, vaksina më e mirë vota kundër Edi Ramës në 25 prill

69
Sigal

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje në një nga takimet që kam dalë në Tiranë, një nga pikat kryesore të njerëzve është që ata thonë: Unë në këto katër vite paguaj taksë më shumë, paguaj energji elektrike më shumë, paguaj ujin më shumë, paguaj për librat e fëmijëve më shumë, paguaj për ilaçet më shumë, paguaj transport më shumë, por ndërkohë paga, të ardhurat e mia janë më pak se sa harxhoj. Ajo që të bën përshtypje është se përveç kësaj, mungesa e hapësirës për të krijuar punësim, ose për të pasur një ndihmesë nga shteti është e pakët.

Ndoshta këtu ku jemi ne te Njësia 7, te Fusha e Aviacionit, ajo që të bën përshtypje është që njerëzit dhe bizneset në periudhën e pandemisë e kanë pasur të pamundur për të zhvilluar ekonominë, biznesin e tyre. Por jo vetëm kaq, ata kanë vazhduar ti paguajnë taksat e tyre, edhe pse i kanë pasur mbyllur, duke i çuar drejt falimentimit.

Nëse një lokal, ose një biznes ka pasur një kredi, bankat nuk ja kanë marrë përsipër për t’ia shtyrë shlqyerjen e këstit. Punonjësit e tyre kanë humbur vendin e punës, kanë ndjerë mungesën e kontributit të sigurimeve shoqërore, nuk e kanë derdhur dot. Pra, ekonomikisht ata janë rrënuar, pra ndihma ekonomike ka qenë e pamundur.

Nga ana tjetër shikon kur flet me studentët se mësimin online e kanë të pamundur dhe e kanë bërë inekzistent, sepse platforma dixhitale nuk ua ofron këtë gjë. Përveçse ti nuk ndjen prezencën e shtetit, dorën e shtetit, ‘hanë më pas edhe atë tullën në lule të ballit’, kur shikojnë atë videon se si ministrat drekojnë dhe darkojnë me oligarkët. Seç ‘punë kanë në Dubai, se mirë e kuptojmë Belinda Ballukun me Arben Ahmetaj dhe me Zamir Manen, se kanë hallin e Portit të Durrësit, por nuk kuptoj Endri Fugën dhe Arbi Maznikun, Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorin mediatik të Kryeministrit.

Pra, ajo që të bën përshtypje është që gjithë kjo papërgjegjshmëri, gjithë kjo mungesë e menaxhimit të aftësisë së funksionimit të shtetit, i bashkëngjitet edhe një poshtërsi, ose budallëk si ky.

Unë dje isha në Laç, ku sigurisht që reshjet dhe shiut dhe shtrati i lumit kanë bërë punën e vet, por përmbytjet që kanë ndodhur atje kanë ardhur si rezultat i mos menaxhimit të digave të hidrocentraleve të Shkopetit dhe të Fanit. Sepse çfarë ka ndodhur? Ti ke një hidrocentral, të cilin e ke privatizuar, e ke lënë në dorë të privatëve, të cilët duan të përfitojnë maksimalisht dhe ajo që të bën përshtypje është fakti se ai nuk e hap digën, edhe pse meteorologët kanë njoftuar që do të ketë reshje të mëdha. Dhe ne nuk e dimë se sa të përgatitur janë i gjithë sistemi i digave të hidrocentraleve shqiptare me stuhinë ‘Filomena’ që po vjen nga Spanja dhe që do të kapë Shqipërinë dhe Greqinë. Dhe sa i përgatitur është i gjithë zinxhiri dhe struktura e emergjencave civile për tu gjendur në krah të qytetarëve.

Megjithatë unë mendoj që vaksina më e mirë ndaj gjithë kësaj është 25 prilli, duke shkuar për të votuar. Shumë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria dhe mungesa e shpresës tek njerëzit ka qenë prezentë. Ka edhe shumë socialistë, të cilët e dinë se do ta kenë të pamundur për ta çuar votën e tyre për të votuar Rilindjen, por detyra jonë është të takohemi me njerëzit, të bisedojmë me ta që të mos çojnë asnjë votë dëm.

Sepse edhe një votë që qëndron në shtëpi është dëm, duhet të shkojnë të votojnë të gjithë. Sigurisht që hapësirat janë pafund, sepse thjesht përgatitja që opozita po shkon drejt unifikimit të opozitës së bashkuar kundër Edi Ramës, por me ushtri të përgatitura me kandidatë perfektë, të cilët i japin më shumë hapësira njerëzve për tu zgjedhur. Sepse voton LSI, por do të zgjedhë një nga kandidatët që i propozon LSI që nuk janë pak në Qarkun e Tiranës, plot 36 të tillë. Ne kemi shansin për tu dhënë mundësi shumë djemve dhe vajzave të reja, grave dhe vajzave për të qenë pjesë e ekipit drejtues të LSI-së.

Edhe pse LSI ka treguar gjithmonë që në Njësinë 7 ka qenë avangarde, ka qenë pjesë rezistente, është themeluar në Njësinë 7. Ju keni një avantazh edhe Klajdën, e cila është një mundësi për gratë dhe vajzat. Ne kemi një rritje të grave dhe vajzave të reja, të cilat janë jo vetëm me dëshirë për t’u angazhuar, por kanë edhe një eksperiencë personale, janë pjesë e botës akademike. Në takimin që kemi bërë bashkë me gratë e reja të anëtarësuara në LSI, ato ishin vërtet vlera të shtuara në LSI, duke na dhënë më shumë hapësira.