Kryemadhi: Pas refuzimit të Ministrisë së Financave, Ministria e Mjedisit i drejtohet Ermonela Felajt, Milva Konomit, ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit dhe Damian Gjiknurit, Ylli Manjani e refuzon

157
Sigal

Pavarësisht nga refuzimi i Ministrisë së Financave, Ministria e Mjedisit i drejtohet disa ministrive të tjera njëherazi për përqindjen e dhënë, sepse i duhet vendimi i qeverisë, ku i drejtohet Ermonela Felajt, Milva Konomit, ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit dhe Damian Gjiknurit.
Ylli Manjani e refuzon. Pra Ministria e Drejtësisë më datë 15 nëntor 2016 e refuzon një vendim të tillë të qeverisë dhe kërkon respektimin e procedurës ligjore, ku sqaron parimisht dhe teknikisht se përse nuk duhej të futej në vendim qeverie një vendim i tillë, sepse kishim shkelje ligjore por edhe teknikisht përsa i përket impaktit në mjedis dhe problemeve sociale që sillte. Për të mos vijuar më pas me procedura dhe të dhëna të tjera që do na dalin gjatë rrugës.
Ju lutem bëni pak durim, sepse janë fakte dhe letra që kanë impakt të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit në flagrancë. Sigurisht që Milva Konomi e aprovon me zell të madh, pa e lexuar fare. Pra, në datën 21 nëntor zonja Konomi, po kështu edhe z. Gjiknuri, për të cilin nuk mund të kishim dyshim.
Ministrja për Bashkëpunimin me Parlamentin, Ermonela Felaj, e refuzon. Ndalojmë pak këtu, ku përsëri Arben Ahmetaj e refuzon. Normalisht që refuzon për shkak të relacionit që i është bashkëngjitur kërkesës për vendim qeverie.