Kryemadhi: Partia Socialiste është kthyer në sekt kriminal

529
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar në vend krimin. Në një takim me të rinjtë e Vlorës, Kryemadhi tha se, sot PS-ja është kthyer në sekt kriminal. Në lidhje me arrestimet fundit Kryemadhi theksoi se deklaratat e opozitës janë të vërteta kur denoncon pushtetarë të inkriminuar. “Nga ajo që ne dëgjojmë në korridoret e politikës, thashethemet e saj, ka akoma shumë të përfshirë, njerëz që janë të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin shqiptar, individë, kryetar bashkish, apo deputetë, të cilët lidhjet e tyre me krimin i kanë shumë prezent. Pra, doli që fjalët e opozitës, të cilët ngrenë me zë të lartë faktet për përfshirjen e segmenteve të shtetit, të policisë, të politikës të përfshira me bandën dhe krimin e organizuar, të përfshira me trafikun e drogës dhe jo me trafikun e drogës të kanabisit, por me një trafik droge shumë më të rëndë, të cilët rrënjët e tyre i kanë shumë më të thella, shumë më të errëta dhe shumë më të rrezikshme se sa fushat me kanabis që kanë mbjellë nëpër Shqipëri. Pra, dolën që fjalët e opozitës dhe deklaratat e opozitës ishin të vërteta, por kjo nuk do të thotë që kjo gjë ne na kënaq, përkundrazi kjo ne na mërzit, na shqetëson, sepse çdo ditë edhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen sa më të pakta për shkak të krimit që ka kapur çdo segment. Vetëm sa ka filluar ‘historia’, por do të vazhdojë akoma më tej, sepse akoma dhe më e thellë është, sepse në këto vite që Edi Rama qeverisi, e kreu instalimin e bandave dhe krimit të organizuar, e nguliti aq thellë saqë është shumë e vështirë për ta çrrënjosur, sepse është shumë e vështirë sot për të gjetur punë në administratën shtetërore, por është shumë më e kollajtë për të gjetur punë dhe për t’u bërë shërbëtor i bandave të krimit,” – u shpreh Kryemadhi.