Kryemadhi : Pandemia na ka krijuar mundësinë për të kontaktuar me njerëzit dhe për të diskutuar për problematika të mëdha.

187
Sigal

Gjatë takimit me banorët e zonës së Farkës, Kryemadhi foli dhe për mundësitë që u krijoi pandemia për të takuar njerëzit nga afër ndryshe nga herët e tjera që zhvilloheshin tubime të mëdhaja.

Pjesë nga takimi :

Aldi Fusha: Këtu nuk ka pasur një përfaqësi tamam për t’i dhënë zhvillim kësaj zone. Është parë si zonë që të marrim votat e të ikim të vazhdojmë punët tona. Deputeti aktual nuk ka ardhur kurrë në këtë zonë, nuk e kemi parë ndonjëherë. Vijnë në fushatë elektorale, marrin votat edhe ikin. Ka aq shumë probleme, as nuk del ky takim për t’i thënë të gjitha, janë shumë e shumë.

Kryemadhi: Unë Aldi të falënderoj shumë në mënyrën dhe kontaktet për të pasur jo vetëm ne si LSI, por edhe si politikanë, edhe si njerëz. Sepse ne në përgjithësi politika agresive na ka bërë edhe të distancuar duke folur për politika të mëdha dhe asnjëherë nuk jemi përqendruar tek politikat e vogla. Çdo e keqe e ka një të mirë, pandemia vërtetë nuk na lejon për të bërë tubime të mëdha, por pandemia na ka krijuar mundësinë për të kontaktuar me njerëzit, për të biseduar me ta dhe për të mos qenë nga ana e fasadës dhe e propagandës por për të diskutuar për problematika të mëdha.