Kryemadhi: Opozita iluminoi faktorin ndërkombëtar. Basha e Rama takohen vetëm në kutitë e votimit

260
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu përgjigj pyetjes se pse kishte ndryshuar kursi opozitar nga protestat e forta të një viti më parë kundër Ramës, tek ulja në tryezë bisedimesh.

Ndonëse nuk pranoi që një gjë e tillë të ishte rezultat i presionit të ushtruar nga ndërkombëtarët, teksa fliste për këta të fundit, Kryemadhi tha se, opozita ka arritur t’i iluminojë ata. Sipas saj deri më tani ata kishin krijuar një mur kinez e i linin fushë veprimi kryeministrit Rama.

“Ne kemi arritur në një fitore në iluminimin e faktorit ndërkombëtar. Ne jemi një pikë në oqeanin e tyre, ndonjëherë të nevojshëm si xhepa për të shkarkuar ndonjë problem që kanë, si me emigrantët. Kur gjërat bëhen më prezente, më flagrane si me teatrin fillojnë edhe të tjerët lëvizin. Lëvizin pak më vonë këtu te ne se jemi vend i vogël…ndërkombëtarët kanë qënë ata që i thoshin vazhdo Ramës, kanë qënë muri kinez…ky mur u shemb për të ruajtur ata themelet e veta në vazhdimësi, nuk janë budallenja ata”,- tha Kryemadhi.

Ajo foli po ashtu edhe për marrëdhënien mes Ramës e Bashës dhe mohoi që mes tyre mund të ketë ndonjë takim.

“Kur është keq Edi Rama bën thirrje për tryeza. Ata të dy (Rama-Basha) takohen në kutinë e votimit jo më në tryeza. Sjellja fyese ndaj opozitës ka prerë cdo urë komunikimi sic mund të ndodhte në vende demokratike”,- tha ajo.