Kryemadhi : Një nga angazhimet e drejtpërdrejta të LSI të bëjmë të pamundurën për të rikthyer të rinjtë në Shqipëri

202
Sigal

Në vazhdim të takimit me banorët e zonës së Bradasheshit, Kryemadhi u shpreh se një nga angazhimet e drejtpërdrejta të LSI është rikthimi i të rinjve në Shqipëri.

Pjesë nga takimi i Kryemadhit :

Kryemadhi: Një nga angazhimet e drejtpërdrejta të LSI të bëjmë të pamundurën për të rikthyer të rinjtë në Shqipëri

Studentja: Të gjithë kemi premisa të larta si për vete, si për familjen, për të bërë prindërit krenar që përpiqen kaq shumë për ne. Fakti që nuk na jepet asnjë mundësi na i lidh duart në njëfarë mënyre. Mendoj se motivi kryesor i çdo fëmije është të bëjë prindërit krenar.

Kryemadhi:  Është vështirë sot të dëgjosh të rinjtë që ta thonë kaq hapur dhe në fakt krenarinë më të madhe që mund të ketë prindi yt sot në qofshin këto shkencore  qoftë se të shikon dhe të dëgjon, nuk besoj se do ketë. Sepse edhe një nga gjërat që secili nga ne duam të fëmijët tanë është që kur shikojmë që fëmijët duan të bëjnë prindërit krenar dhe kur do të bësh prindin krenar do të bësh dhe vendin tënd. Dhe në fakt ka shumë të rinj dhe të reja të cilët kanë ikur jashtë shtetit, kanë gjetur mundësi, kanë arritur në pozicione shumë të larta qofshin këto shkencore apo dhe në botën e artit ne bëhemi krenar  me ta, por faktikisht nganjëherë ne duhet të ulim kokën sepse i kemi detyruar të  rinjtë tanë të na ikin. Prandaj një nga angazhimet tona të drejtpërdrejta të LSI është që të bëjmë të pamundurën për të kthyer të rinjtë. T’i kthejmë të rinjtë në Shqipëri sepse Shqipëria është një vend në mes të botës dhe ajo që është një nga problemet është që ne nuk kemi kuptuar këtë pasuri të madhe që na e ka dhënë Zoti dhe e kemi kthyer në një disavantazh për  fëmijët e shqiptarëve. Ajo që është e domosdoshme është krijimi i mundësive për të rinjtë për të pasur vende pune por dhe mundësitë e një pune të mirëpaguar. Është shumë thjeshtë kur i thua njerëzve që do të dyfishoj rrogën por në fakt në shumicën e rasteve nuk ua kemi dyfishuar por përkundrazi iu kemi rritur taksat. Ne iu kemi thënë njerëzve që do krijojmë 300 mijë vende pune dhe të gjithë njerëzit i mbajnë mend premtimet e Edi Ramës në 2013. Por në fakt kemi larguar mbi 600 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Një nga problemet më të mëdha që kanë njerëzit është qe nuk kanë mundëisnë e punësimit dhe largohen nga vendi. Nga ana tjetër e tha Lumi jemi kthyer si një maternitet që përgatisim të rinjtë e të rejat i shkollojmë dhe i çojmë jashtë shtetit të gjithë.  Kjo ka ndodhur faktikisht me rininë shqiptare me gjithë elitën shqiptare. Dhe paradoksi më i madh që asnjëri nga ne nuk e ka kapur është që dëgjojmë kryeministrin që mërmërit  në televizion dhe thotë duroni. Duruan shqiptarët 8 vite politikat e Edi Ramës. Duruan për të rritur 300 mijë vendet e punës, duruan për të ulur çmimin e energjisë elektrike. Duruan për të ulur taksat, duruan për të rritur taksat, por nuk ndodhi asgjë. Atëherë  çfarë thotë, duroni dhe nënshtrohuni nga unë ose kush nuk duron të marrë plaçkat dhe të largohet nga vendi. Unë mendoj që në 25 prill duhet të ikë Edi Rama. Ai nuk ikën me fjalë por duhet të ikë me votë.