Kryemadhi nga Kavaja: Një nga gjërat më të rëndësishme për ne sot, t’i japim fund emigrimit

210
Sigal

Në vazhdim të takimit, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me banorët e Kavajës, tha se një nga objektivat më të rëndësishëm të LSI është që t’i japë fund emigrimit.

“Të flasësh sot për Rilindjen në ikje, me thënë të drejtën do duhen ditë të gjata. Të flasim sot për problemet që ata shkaktojnë në familjen shqiptare përsëri do duhen javë të tëra. Të flasim për grabitjen që u kanë bërë shqiptarëve dhe familjeve të Kavajës përsëri do duhen ditë, javë e muaj të tërë. Por ajo që është më e rëndësishmja sot është që ne nuk do të kthejmë më kokën pas.”,- tha më tej Kryemadhi.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Të flasësh sot për Rilindjen në ikje, me thënë të drejtën do duhen ditë të gjata. Të flasim sot për problemet që ata shkaktojnë në familjen shqiptare përsëri do duhen javë të tëra. Të flasim për grabitjen që u kanë bërë shqiptarëve dhe familjeve të Kavajës përsëri do duhen ditë, javë e muaj të tërë. Por ajo që është më e rëndësishmja sot është që ne nuk do të kthejmë më kokën pas.

Por do të ecim përpara për hir të të rinjve dhe të rejave. Për hir të shqiptarëve. Sepse një nga gjërat më të rëndësishme sot për ne është familja. Është të qëndruarit në Shqipëri. Është të ndalojmë shpopullimin, ti japim forcë dhe kurajo njëri tjetrit  për të ecur përpara dhe për të sjellë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri. Për ti kthyer nga migrimi dhe për të pasur një jetë të vërtetë evropiane dhe dinjitoze në Shqipëri. Unë do ju ftoja që në 25 prill të drejtoheshit të gjithë në kutitë e votimit duke votuar numrin 6. Duke votuar numrin 6 ju do të votoni për veten tuaj. Duke votuar numrin 6 do të votoni këtë ndryshim të cilin mezi e kemi pritur dhe ndryshimi nuk është thjesht fjala ndryshim. Ndryshimi është fundi i tranzicionit, është fundi i këtij tranzicioni të kalbur që po i merr shpirtin shqiptarëve çdo ditë dhe më shumë. Ashtu si demokracia filloi këtu në Kavajë, lë të fillojë era e ndryshimit në Kavajë, le të fillojë përmbysja në Kavajë. Le të fillojë fillimi i asaj gjëje për të cilën kanë aspiruar të rinjtë dhe të rejat.

Integrimin evropian, për të qenë qytetarë të denjë të Europës dhe jo për të qenë njerëz të shkelur me këmbë nga një njëri në ikje. I jam shumë mirënjohëse Cim Prrojt, që asnjëherë nuk pati ndjenjën e zbutjes në luftën ndaj tyre. I jam mirënjohëse për çdo angazhim të tij. Të jam mirënjohëse Çim që nuk u stepe asnjëherë por përkundrazi na dhe edhe ne forcë dhe kurajo, na dhe zemër, sepse kjo është LSI. LSI është një familje që e duam njëri tjetrin, i japim dorën njëri tjetrit dhe qëndrojmë të gjithë bashkë. Kjo është LSI, partia e vlerave, partia e fjalës së mbajtur, partia që u qëndron angazhimeve të saj deri në fund dhe për këtë unë ju ftoj të votoni LSI, votoni numrin 6, votoni për djemtë dhe vajzat tuaja.