Kryemadhi: Në korrik Shqipëria do të diskutojë çështjen e bukës, duhet një task forcë dhe vendim kombëtar për situatën

342
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se qeveria duhet të ngrejë një task-force me ekspertë të pavarur për të hartuar një plan kombëtar për ekonominë.

Zonja Kryemadhi tha se institucionet ndërkombëtare financiare e kanë përfshirë Shqipërinë në hartën e kuqe për rrezikun e kolapsit financiar.

Ajo tha se qeveria mund të heqë vetëm një koncesion për të kryer testimin e një pjesëtari të çdo familjeje.

“Unë për shembull e kam kërkuar, vazhdoj ta kërkoj dhe jam gjithmonë partizane që të kishte një koncension më pak të qeverisë dhe të testohej çdo familje, pra 1 në familje për sa i përket koronavirusit, në mënyrë të tillë që të bëhej e mundur lëvizja e njerëzve dhe menaxhimi për evidentimin e vatrës së qartë të koronavirusit.

E dyta, për sa i përket ekonomisë, ajo që thotë zoti Sejamini është shumë e vërtetë. Patëm një lloj shprese dhe u gëzuam kur u bë konferenca e donatorëve, që ishte me 17 shkurt, që ë fakt nuk ishte konferencë e donatorëve, por ndodhi tjetër për tjetër. Sepse kjo ndikoi që të gjithë donatorët të tërhiqen, e cila do të ishte një pjesë e cila do ta ndihmonte ekonominë shqiptare për çështjen e tërmetit.

Të mos harrojmë që edhe sot e kësaj dite të gjitha familjet që kanë humbur shtëpitë që nga nëntori vazhdojnë dhe jetojnë në çadër dhe kanë edhe probleme të tjera shumë të mëdha. Dhe kjo është një nga arsyet që ne kemi thënë gjithmonë që duhet një plan, një task forcë po themi pa parti politike. Pse e themi këtë pa parti politike.

Sepse duam apo nuk duam ne, na pëlqen apo nuk na pëlqen nëse unë do kërkoj diccka, të parët ju që jeni këtu do thoni, ti e thua nga inati se je në opozitë. Po ta thotë dikush tjetër, he se ti e thua se je në pushtet dhe ke hallin si të fitosh për vete. Kjo gjë nuk bëhet më kështu prandaj dhe unë ka 3 vjet që them, që kjo gjë kërkon një vendim kombëtar dhe  vendimi kombëtar nuk ka të bëjë as me interesat e Eni Vasilit, as të bizneseve, as të oligarkëeve as të Kryeministrit.

Kjo punë ka të bëjë me interesat e një vendi sepse në fund të ditës po të shikoni dhe një hartë që është shpërndarë para disa ditësh nga Banka Botërore apo nga FMN dhe nga disa institucione ekonomike, Shqipëria hyn te zona e kuqe e cila pas muajit korrik do diskutojë çështjen e bukës. A do kemi mundësi për të furnizuar me ushqim popullatën, sic janë dhe disa vende të tjera.

Ky është një nga problemet më të mëdha. Në një farë mënyre duhen lënë jashtë në një moment po themi interesat tona politike. Pse e them interesat tona politike. Cfarë do që të duam ne të organizojmë sot, asnjë institucion nuk është i gatshëm të përgjigjet po themi ngjarjes së rastit të datës apo momentit që ndodh.

Sot e vetmja gjë që kërkohet për mendimin tim është pra, se më sollën fotografinë e komitetit me specialistët që ishte  ministria me disa mjeke, nuk kishte asnjë tjetër, nuk ia vlen dmth që të merremi më me komitetin. Ajo kërkon që të mblidhen ekspertët e ekonomisë.

Unë nuk jam eksperte ekonomie, unë kam për detyrë që të transmetojë mediatikisht dhe politikisht atë mesazh të atyre njerëzve dhe atyre qytetarëve që unë takoj, komunikoj që janë mbështetës të mi, që janë kundërshtarët e mi, për shkak të politikave, kur LSI ka mund të ketë  qenë në qeveri ka bërë një gjë, ose që janë suportues të fortë të LSI.”