Kryemadhi : Ne duam të krijojmë hapësira dhe ekonomi.

188
Sigal

Ky program që ne kemi që është shumë i thjeshtë dhe ne do fillojmë ta shpërndajmë është shumë i kuptueshëm për çdo njëri. Ai fillon që nga ndihma e shpejtë që ne ju japim njerëzve. Pra njerëzit kanë nevojë për një ndihmë të menjëhershme të shpejtë në buxhetin e familjes së tyre. Dhe për të qenë vizionarë për të krijuar shanse dhe më mundësitë për të pasur sa më shumë shqiptarë të rinj dhe të reja që jetojnë dhe ndërtojnë familjet e tyre në Shqipëri. Kjo është një nga pikat tona kryesore për të krijuar ndërhyrjen emergjente në atë sëmundje të rëndë që ka kapur Shqipërinë duke vazhduar pastaj për të pasur një komb të shëndetshëm, një komb me jetëgjatësi dhe që është prezent në të gjithë jetën dhe shoqërinë tonë. Unë jam e gatshme që dhe të diskutojmë të flasim atë që tha dhe zonja qëparë i kemi në shtëpi, papunë. Ne sot këtu po pimë këto kafet dhe do paguajmë një faturë e cila është shpenzim dhe në fund të çdo muaj dhe themi që në këtë faturë ne tu rimbursojmë njerëzve 5%. Por ajo nuk është pak, është shumë për familjet. Por nëse në vitin e parë familjet shqiptare e kanë 2 dollarë në ditë për person në shtëpi ushqim, do të shpenzojnë 240 dollarë që është paga minimale në muaj në fund të vitit do kenë 150 dollarë, vitin tjetër nuk do kenë më 150 dollarë por paga e tyre minimale nuk do jetë më 240 dollarë por do jetë 480 dollarë dhe do kenë rimbursimin në fund 300 dollarë. Do të ndodhë që informaliteti në të cilin ne jemi futur, pra ne shikojmë policinë tatimore që iu turret bizneseve që mbijetojnë kur në fakt kjo polici tatimore duhet të jetë te oligarkët të cilët kanë krijuar këtë lloj informaliteti. Ne duam të krijojmë hapësira dhe ekonomi. Nëse hapësirat për të zhvilluar ekonominë dhje bizneset do të jenë më të mëdha. Bizneset nuk do ta shikojnë shtetin si xhelat por do ta shikojnë si bashkëpunëtorin e tyre dhe do kenë mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës. Nëse ne do të eliminojmë informalitetin, kjo do të thotë më shumë para në buxhetin e shtetit, këto para do të përkthehen investime për shërbime, investime në entet publike që krijon vendet e punës dhe do të kemi rritje profesionale të harrojmë që Shqipëria është nju vend në mes të Europës dhe ka mundësi zhvillimi pafundësisht. Po të ishim ne që i kishim njerëzit tanë të pazotë, nuk do i merrte Gjermania djemtë dhe vajzat tona. Ne kemi sot sipas raporteve ndërkombëtare fuqia shqiptare në Shqipëri janë 1 milionë e 100 mijë që vijnë nga mosha 18 deri në moshën 28  vjeç. Qe janë djem dhe vajza shqiptarë që janë krahë pune por nuk kanë mundësi punësimi. Nuk e kanë mundësinë e punësimit sepse ne nuk ua krijojmë të rinjve tanë këtë mundësi. Ne e kemi bllokuar ekonominë në 3 duar dhe më pas e kemi krijuar mundësinë që djemtë dhe vajzat tona të punojmë në vende të tjera kur ata e kanë shansin dhe mundësinë për të punuar këtu. Ne nuk kemi pse të kemi turizmin dhe vetëm në korrik dhe gusht por të kemi turizëm të 12 muajt e vitit. Mund të kemi turizëm malor, mund te kemi turizëm detar, aventurier, religjioz, turizmin e lagunave apo të lumenjve, biologjisë, ekologjisë pra të cilat kanë hapësira pafundësisht për të krijuar mundësi.