Kryemadhi në Devoll: Para se të flasë për aeroportin e Kukësit të flasë njëherë për të rinjtë dhe të rejat që po ikin nga Shqipëria

231
Sigal

Devolli është një nga qytetet apo një nga Bashkitë që banohet nga njerëz që janë punëtore janë të dashur dhe janë mikpritës. Unë në fakt Devollin e identifikoj me Dritëro Agollin ku balta është më e ëmbël se mjalta dhe kjo është dhe një nga vizionet e mia që kam për Devollin por sigurisht që këtij vizioni të mrekullueshëm i bashkëngjitet Klodi, Parisi, ju, që na e bëni jo vetëm të mundur por na jepni dhe fuqinë që duke u bashkuar të gjithë bashkë, ne mund të bëjmë ndryshimin. Sot është shumë e kollajshme për të denoncuar dhe nuk ka nevoje sepse ju denoncomi në shumë se ne që merremi gjithë ditën në televizione në debate, duke denoncuar perversitete dhe korrupsionin. Por nuk ka nevojë ti thuash qytetarëve, blegtorëve pse fermerëve se ca ndodh me bujqësinë shqiptare. Sigurisht që dhe ne kemi problemet tona si LSI. Kemi pasur dhe ne gabimet tona. Por është më e ndershme të thuash që po kam bërë gabime, sesa të thuash që nuk kam bërë gabim se do të thotë që nuk do të ndryshosh. E pra ne duam të ndryshojmë dhe nuk duam të ndryshojmë për veten tonë por për të rinjtë dhe të rejat. Duam të ndryshojmë të fëmijët tanë, për brezin e ri sepse nëse ne nuk krijojmë shpresë, mundësi për të rinjtë dhe të rejat, nuk do të ketë të ardhme për Shqipërisë. Tek vinim rrugës se faktikisht tashmë lajmet i dëgjojmë se po lëvizim në gjithë Shqipërinë, i dëgjojmë nëpërmjet makinës deh dëgjoja Kryeministrin në ikje që fliste për aeroportin e Kukësit. Në fakt mbasi “ndërtoi” aeroportin e Vlorës aty ku është deputet, që nuk e ndërtoi asnjëherë tani flet për aeroportin e Kukësit para se të flasë në Kukës për aeroportin e Kukësit të flasë njëherë sesi të shpëtojë patatet Kukësit, sesi të mos hidhen dhe të mos kalben, që ti ndihmojë dhe të mos të ndihmojë oligarkët që të sjellin produkte bujqësore nga vende të tjera për të fituar miliona dhe të shkatërrojë ekonominë shqiptare. Para se të flasë për aeroportin e Kukësit të flasë njëherë për të rinjtë dhe të rejat që po ikin nga Shqipëria dhe që po mbyten kontenierëve, për të ikur në Angli dhe po asfiksohen pastaj të na flasë për ëndrrat e tij të zhvillimit tre dimensional që na bën projektet.