Kryemadhi: Në 25 prill vota juaj, nga Shkodra në Sarandë, nga Vlora në Korçë do të jetë për numrin 6 sepse LSI do të bëjë ndryshimin në Shqipëri

76
Sigal

Më tej gjatë takimit në qytetin e Lushnjes, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se vota e shqiptarëve, nga Shkodra në Sarandë, nga Vlora në Korçë do të jetë për numrin 6.

“Zotit ju deshën 6 ditë për të krijuar botën dhe numri 6 që është LSI do të jetë që të bëjë ndryshimin në Shqipëri. Ajo do të jetë e ardhmja e Shqipërisë sepse është partia e të rinjve dhe të rejave. Miq, ndoshta e zgjata pak më shumë seç duhet, por u bënë disa ditë që nuk kam folur sepse kam qenë nëpër takime, kam qenë në çdo shtëpi, në Fier, Elbasan, Tiranë, kudo.”,- shprehet më tej gjatë takimit Kryemadhi.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Sot më shumë se kurrë jam e bindur që beteja ime deri më 25 prill do të jetë cdo ditë dhe më e vështirë. Por unë jam e bindur që me Kejdin në krahë, me Klajdën, me Elona Gurin, me Ardit Celën, me Luan Ramën, Petrit Vasili, Endrit Braimllarin, Agron Çelën, Viktor Tushën, Vangjel Tavon, me të gjithë burrat e gratë e LSI. Ata që e themeluan, ndërtuan dhe vazhdojnë të qëndrojnë në LSI, do ta çojnë deri në fund betejën tonë përballë bandave dhe sporteleve të Edi Ramës të cilët kërkojnë të bëjnë pazar jo vetëm me emrin e LSI, por me të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.

Në 25 prill vota juaj, nga Shkodra në Sarandë, nga Vlora në Korçë do të jetë për numrin 6, sepse edhe Zotit ju deshën 6 ditë për të krijuar botën dhe numri 6 që është LSI do të jetë që të bëjë ndryshimin në Shqipëri. Ajo do të jetë e ardhmja e Shqipërisë sepse është partia e të rinjve dhe të rejave. Miq, ndoshta e zgjata pak më shumë seç duhet, por u bënë disa ditë që nuk kam folur sepse kam qenë nëpër takime, kam qenë në çdo shtëpi, në Fier, Elbasan, Tiranë, kudo. E di që sot të gjithë janë kureshtarë të shohin se çfarë ndodh në Lushnje, por mjafton të shikoje karvanin e makinave me flamurin e LSI që tregon se kush është LSI.

Tregon se LSI është një parti që vjen duke u rritur, është një parti që nuk rritet nga pushteti, por është një parti që rritet nga forca e dashurisë së zemrës. Rritet nga dashuria, kurajo që kemi ne për të mbrojtur njëri tjetrin, forca e solidaritetit sepse këto 2 vite, nga djegia e mandateve të LSI kanë qenë vitet më të vështira që ka pasur LSI, por kanë qenë edhe dy vitet që e konsoliduan LSI-në dhe e pastruan nga shushunjat dhe ata që pijnë gjakun e anëtarëve të saj.

Këto dy vite janë dy vitet më të egra të 17 viteve të LSI-së. Këto janë dy vite kur ne morëm vendimin për të qenë jo vetëm një parti me integritet, me individualitet por për treguar se ne nuk jemi partia e karrigeve, por jemi partia e të rinjve dhe të rejave, burrave e grave që punojnë tokën dhe falenderojnë Zotin kur bie shi, kur ata mbjellin tokën.