Kryemadhi : Në 25 prill keni mundësi të largoni atë që i vuri kufi të dytë Kosovës

184
Sigal

Po të lexoni programin politik të LSI, është shumë e qartë këndvështrimi ynë për çështjet kombëtare.

Bashkim kombëtar është kur fëmijët e Kosovës dhe të Shqipërisë mësojnë të njëjtën Abetare, Histori, Gjeografi etj. Nëse ne bëjmë bashkimin arsimor e kulturor nuk ka kufi    që na ndan.

Janë taksat që na ndajnë. Bashkoji kufijtë, por nëse ti vendos traun për çdo kosovar që hyn e del nga 5 euro, ndërsa ne paguajmë taksën e shfrytëzimit të rrugës. Ti takson 2 herë shqiptarët për rrugën, takson dhe kosovarët. Nuk është ky bashkim kombëtar.

Në 25 prill ke mundësi të largosh atë që i vuri kufi të dytë Kosovës.

Minimumi i jetës sipas raporteve ndërkombëtare është 2 dollarë për person në familje, do të themi se një familje që ka 4 anëtar harxhon 8 dollarë minimumi. Informaliteti ty të ka rritur çmimet e shportës. Vendet e rajonit e kanë 4 %, ndërsa Shqipëria e ka 20 %. A mund ta bësh sot që çmimet e shportës, vaj, sheqer, oriz, ta sjellin oligarkët dhe ta sjellin në treg me 4-5-6 fishin e çmimit se ti nuk e konkurrencë. Sot në xhepin e shqiptarëve nuk e ndihmon dot.

Por ajo që kemi thënë për 5 % që ka kthej në fund të muajit në bankë, ndikon në familje. E pastaj ti shkon në ushqimet e shportës, ndërsa më pas bëjnë edhe zero TVSH për ushqimet shqiptare, që ti i blen më lirë.

Ne kemi harruar shqiptarët, problemet e shqiptarëve të përditshme të cilëve nuk u intereson shumë se çfarë ndodh me politikën e madhe.

Ky është fokusi ynë emergjent, që ne do të bëjmë një ndërhyrje të menjëhershme që shqiptarët të ndjenjë ndryshimin në tryezën e tyre.